Lajme

Kryeministri në detyrë: Serbia e pa punën e Qeverisë Kurti andaj vendosi të dhurojë 1 mijë teste për COVID-19

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka tentuar ta arsyetojë dështimin për sigurimin e testeve të reja për COVID-19, rrjedhimisht pranimin e 1 mijë testeve nga Serbia nga ana e Qeverisë Kurti, shkruan Insajderi.

Ardhjen e 1 mijë testeve nga Serbia, Kurti e ka cilësuar si gjest të vullnetit të mirë.

Sipas tij, Serbia ka besuar se qeveria Kurti nuk do ti testojë serbët, por pastaj kanë parë që testimet po bëhen pa dallime te etnive dhe kanë vendosur të bëjnë një dërgesë të tillë.

“Serbia ka besuar që Qeveria e Vetëvendosjes nuk do ti testojë serbët, ka pasur një besim të tillë dhe më pastaj janë befasuar për të mirë sesi ne nuk i kemi dalluar qytetarët jo vetëm në bazë të komunave e partive por si kemi dalluar as në bazë të etnisë, për neve të gjithë janë qytetarë dhe virusi s’na dallon neve”, ka deklaruar Kurti në rtv Dukagjini përcjell Insajderi.

“Më pastaj, ata kanë shprehur një lloj gatishmërie dhe një lloj dërgesë për 1 mijë teste, por qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë të frikësohen sepse kjo nuk është në kuadër të reciprocitetit”, ka thënë Kurti.

Gjatë debatit ka pasur edhe polemika se si janë sjell këto teste në Kosovë, për Kosovën si Republikës shtet i pavarur apo “Kosovo Metohisë”.

Burimi

Back to top button