Lajme

Kuçi: Kosova nga sot është bllok i pavarur energjetik


ë martën ka hyrë në fuqi marrëveshja ndërmjet Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTSO) dhe Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT), me ç’rast Kosova do të kontrollojë kufijt e vet energjetikë, duke dalë përfundimisht nga blloku rregullues SMM (Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni e Veriut) dhe duke iu bashkuar Bllokut Rregullues të Sistemeve Energjetike – Kosovë-Shqipëri.

Për këtë ka reaguar edhe ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi. Ai ka shkruar se nga sot Kosova është bllok i pavarur energjetik.

“Pas një angazhimi afatgjatë të rrjetit tonë të transmisionit KOSTT si dhe disa qeverive me radhë, sot hyri në fuqi marrëveshja e kyçjes KOSTT dhe ENTSO-E”, ka thënë ai.

Sipas tij këto janë përfitimet e Kosovës nga kjo marrëveshje:
• E bën Kosovën palë të barabartë me rrjetet tjera të transmisionit në Europë;
• Mundëson operimin si Zonë e përbashkët Rregulluese Kosovë-Shqipëri;
• Ndal padrejtësinë e vazhdueshme që nga paslufta, ku Serbia ka inkasuar të hyrat nga energjia transite që ka kaluar nëpër rrjetin e Kosovës, dhe

• PËRFUNDIMISHT kjo marrëveshje kornizon kufijtë energjetik të Kosovës.
Përtej entuziazmit dhe suksesit të jashtëzakonshëm, kjo marrëveshje prodhon edhe shumë obligime teknike të operimit, për të cilat KOSTT-i në vazhdimësi ka dëshmuar përgjegjësi dhe kapacitet të lartë të menaxhimit.

Kurse ne si Qeveri, jemi duke punuar fuqishëm për të shtyrë përpara opsionet mbi zgjidhjen e problemit të inkasimit në veri të vendit, si problem i trashëguar që nga paslufta.

Dua të falënderoj partnerët tanë ndërkombëtar, të cilët na mbështetën në vazhdimësi në këtë proces.

Shpresoj që kjo do të reflektohet edhe në zgjidhjet në problemeve energjetike në veri, sepse përtej çdo problemi politik që mbretëron në atë pjesë, kjo është çështje e sundimit të rendit dhe ligjit.

Çdo konsumatorë ka të drejtë të patjetërsueshme për qasje në furnizim dhe shërbime me energjie elektrike, dhe po ashtu çdo konsumatorë duhet të paguajë për furnizimin dhe shërbimet në mënyrë të barabartë në gjithë territorin e Kosovës.

Marrëveshja ishte nënshkruar më 30 qershor ndërsa të martën Grupi Rajonal i Evropës Kontinentale (RGCE) ka vlerësuar se marrëveshja i plotëson kushtet për të hyrë në fuqi.


Back to top button