Lajme

KUJDES! Rrëqebulli i Ballkanit gjendet edhe në Kosovë

Rrëqebulli i Ballkanit (Lynx lynx martinoi) është nën specie e rrëqebullit të Euroazisë (Lynx lynx), i cili është i përhapur mjaft shumë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi.

Shpërndarja aktuale e rrëqebullit ballkanik është e kufizuar në Ballkanin jugperëndimor, kryesisht zonat kufitare mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, duke u përhapur në veri në Mal të Zi dhe në Kosovë. Vlerësohen të jenë më pak se 100 dhe paraqet specien e rrëqebullit më të rrezikuar në të botën.

Rrëqebulli në Kosovë është kafshë e mbrojtur me ligj që prej kohës se Jugosllavisë, më saktë që nga viti 1973.

Rrëqebulli ka pamje mjaft karakteristike, me trup të mbledhur dhe këmbë të gjata e me shputa të gjera. Ka kokë të rrumbullakët, veshë të mëdhenj me një xhufkë tipike qimesh në majë, bisht të shkurtër dhe me majë të zezë. Gëzofin e ka ngjyrë kafe në të kuqërremtë, që vjen duke u zbardhur në pjesët e poshtme të barkut dhe është i mbuluar me pulla të errëta.Reklamë

Është i gjatë 80–130 cm, i lartë rreth 65 cm dhe peshon 12-35 kilogramë. Është kafshë tipike vetmitare dhe takohet me rrëqebuj të tjerë vetëm në sezonin e çiftimit. Zë territore të mëdha deri 2000 km2 dhe është aktiv kryesisht natën. Brenda një nate mund të përshkojë deri 45 km. Rrëqebulli jeton deri 17 vjet.

Lloji i tij më së shumti haset në Malet e Sharrit në Kosovë dhe shpesh është kapur edhe nga kamerat e fshehura të montuara nga njerëz të cilën merren me studimin e natyrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button