Lajme

Kujtim Shala reagon për herë të parë, pas debaklit që LDK pësoi në zgjedhje

Njeriu i dytë më i votuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Kujtim Shala, emri i të cilit po përfolët për të marrë nën drejtim partinë pas debaklit më 14 shkurt, ka falënderuar përkrahësit dhe votuesit që kanë zgjedhur partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova, transmeton Gazeta Metro.

Kujtim Shala me anë të një postimi në Facebook ka paralajmëruar se LDK’ja do të hapë një etapë të re të vetën dhe për Kosovën.

Sipas tij, LDK nuk është thjeshtë një alternativë politike por “shenja thelbësore e shtetit tone”.

“Të dashur qëndrestarë të LDK-së! Ju falënderoj nga zemra për përkrahjen që i keni dhënë LDK-së, lëvizjes shqiptare të Kosovës, themelueses dhe garantueses së shtetit tonë! Falënderoj të gjithë ata qytetarë që kanë zgjedhur të më votojnë mua si kandidat të LDK-së dhe edhe një herë më kanë dhënë besimin që t’i përfaqësojë në Kuvendin e Kosovës! Besimi i përsëritur është nderi më i madh. LDK-ja do të hapë një faqe të re te veten dhe të Kosovës. LDK-ja është partia e rrënjëve të Kosovës. LDK-ja nuk është vetëm një alternativë politike, por shenja thelbësore e shtetit tonë”, ka shkruar Shala.

Ndryshe ky është reagimi i parë i Kujtim Shalës pas disfatës që partia e tij ka pësuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Emri i Shalës është përfolur edhe për të marrë kreun e LDK’së, megjithatë ende asgjë nuk është e konfirmuar.

Back to top button