Lajme

Kurti bën shkarkimin e radhës

(E plotësuar) – Anëtarët e bordit të përkohshëm, të KRU “Prishtina” në mbledhjen e mbajtur sot, kanë shkarkuar zyrtarët e lartë të kësaj ndërmarrje.

Kështu tha kryeministri në detyre Albin Kurti në një konferencë për media, ku ndër të tjera theksoi se në menaxhmentin

Kësaj ndërmarrje, janë gjetur shkelje, andaj edhe ka qenë e domosdoshme që të merren masa të reja.

“Është mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme ku është vendosur qe të shkarkohet zëvendësshefi ekzekutiv i në të cilën është vendosur të shkarkohet Kapllan Parduzi dhe zyrtari financiar.

Vlen të theksohet që nuk është shkarkuar auditori i brendshëm i cili kishte kryer detyrën me përpikëri. Ky vendim është marrë me qëllim të ruajtjes Kompania rajonale e ujësjellësit Prishtina kishte pësuar rrënim në menaxhimin e ndërmarrjes kishte shënuar humbje. Dhe kishte marr opinionin më të keq… jemi detyruar qà « të ndërhyjmë shpejt për të parandaluar shpejt dhe për te ndalur keqpërdorimin të parë publike”, tha ai.

Ndërsa, ministrja Rozana Hajdari ka treguar shkeljet qe kanë gjetur.

“Humbjet kanë qenë për 58 për qind, ku tregon performim negativ nga viti në vit. Kru Prishtina 58 për qind të ujit nuk mundet me faturua fare. KRU Prishtina ka paguar 200 mijë nga ndëshkimi, dhe nuk ka siguruar kushte paraprake për zbatim projekti. Nën drejtimin e këtij menaxhmenti ka paguar bonuse 109 mijë euro për punëtorët, edhe pse kishte punuar me humbje prej mbi 700 mijë euro. Kru Prishtina kishte blerë automjete të përdorura, dhe kishte trajtuar konsumatorët me standarde të dyfishta. Mbi 30 punëtorë të punësuar nuk ishin deklaruar, ku ishin shmangur deklarimet të punësuarave”, tha ajo.

***

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një konferencë për media ka thënë se drejtori ekzekutiv i Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” është liruar nga detyra dhe është kthyer në pozitën e mëhershme si drejtor për konsumatorë.

“Këtu jemi sot bashkë me misistren e Ekonimisë për shkak se është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme nga bordi i përkohshëm i Ujësjellësit në të cilën është vendosur të shkarkohet zëvendës kryeshefi ekzekutiv dhe është kthyer në pozitën e mëparshme si drejtor për konsumatorë, gjithashtu vlen të theksohet nuk është shkarkuar auditori i brendshëm që kishte kryer punën e tyre me profesionalizëm”, ka bërë të ditur Kurti.

Burimi

Back to top button