Lajme

Kurti e quan fëmijë Thaçin, i kërkon ballafaqim- Merre Pacollin me vete e une Sfeçlën

Albin Kurti i ka reaguar Presidentit Thaçi, pasi ky i fundit e quajti partinë e tij kriminale.

Ky është reagimi i Kurtit.

Presidenti i Kosovës, Thaçi, duhet të pushojë me këto kalime kufiri pa protokoll e në kundërshtim me masat e marra ndaj pandemisë COVID-19. Ai është shembull i keq që qytetarët nuk bën ta ndjekin. Sa për sharjet e fyerjet që m’i bën, duke thirrur me zërin që i dridhet porsi kalama nëpër studiot televizive, e kam zgjidhjen: le ta organizojmë një debat televiziv ku dalim ne të dy, pra, unë Kryeministri në detyrë dhe ai Presidenti jashtë detyrës. Nëse don, le ta marrë me vete edhe Behgjet Pacollin. Në atë rast, po, edhe unë po e marr Xhelal Sveçlën e Rashit Qalajn.

Burimi

Back to top button