Lajme

Kurti: Edhe po të ngjallen dëshmorët nga varret s’kanë të drejtë të bëjnë pazare me territorin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se askush nuk ka të drejtë të bëjë pazare me territorin e Kosovës.

Në një intervistë televizive, Kurti tha se edhe po u ngjallën nga varret dëshmorët, s’do të mund të negocionin tokën e Kosovës.

“Askush nuk ka të drejtë të bëjë pazare me territorin e shtetit tonë. Edhe po u ngjallën dëshmorët nga varret nuk kanë të drejtë të bëjnë pazare me territoret e shtetit tonë e lëre më këta shpërdoruesit e pasluf!tës të cilët u bën multimilioner në kurriz të së tashmes dhe ardhmërisë së popullit tonë”, tha Kurti në Syri tv.

Kurti: Jemi Të Parët Me Mbi 52 %, PDK E Dyta, LDK E Treta

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje të prerë nëse do të dëshironte që Vjosa Osmanin ta kishte krahë të djathtë në Vetëvendosje.
Ai ka dhënë vlerësimet më të mëdha për Osmanin, ndërsa ka kritikuar LDK-në, për siç tha goditjet që po ia jep.

Kurti tha në TV SYRI se këto goditje që LDK po ia bëb Osmanit po i kushtojnë, sepse tani sipas sondazhe është e treta, kurse PDK ia ka rrëmbyer vendin e dytë, shkruan Reporteri.net.

“Ajo është kryetare e Kuvendit. Unë kurrë nuk do të isha dakord që Glauku si kryetar i Kuvendit t’ia lironte vendin e kryekuvendarit dikujt përveç Vjosa Osmanit. Kjo nuk do të vinte në shprehje për Kujtim Shalën, por për Osmanin situata është ndryshe, sepse ajo në vitin 2017, kur LDK doli e treta me Avdullah Hotin dhe Isa Mustafën, e mori dhe e ngriti LDK-në, dhe gati e bëri të parën, për pak vota ngeli pas VV-së. Dhe tash LDK me goditjet që po ia bën Vjoses, ka dalë e treta, PDK është e dyta, kurse ne jemi të parë parë me 52.5 për qind. PDK po e kalon praktikisht LDK, pasi LDK e ka shpallë Vjosa Osmanin, armikun kryesorë”, tha Kurtit.

Ai shtoi më tej se për Osmanin ka veç vlerësim të larte e lavdërime për punen e saj dhe bashkëpunimin me të.

Back to top button