Lajme

Kurti flet për vdekjen e 26 vjeçarit nga Gjilani, jep detaje pse nuk është deklaruar deri sot

Kryeministri në detyrë Albin, ka folur për vdekjen e 26-vjeçarit nga Gjilani në karantinë në Qendrën e Studentëve.

Ai në “DPT te Fidani”, ka shprehur ngushëllimet, duke thënë që nuk dëshiron të flas për këtë çështje tani pasi që është i akuzuar nga prindi i të ndjerit, përcjell “Bota sot”.

Kurti ka thënë se bëhet fjalë për një anashkalim nga Ministria e Jashtme.

“Unë kam shprehur edhe keqardhjen edhe ngushëllimin për këtë rast tragjik të vdekjes së 26- vjeçarit, Agon Musliu, i ardhur nga Gjermania. Ministri ynë i Punëve të Jashtme është deklaruar për një lloj anashkalimi nga ana e MPJD-së. Por, për shkak se u sulmova nga prindi i të ndjerit, unë nuk kam preferuar të flas për këtë temë, le të flasin organet e Prokurorisë, le të mbizotërojë racionaliteti dhe qetësia, pastaj do të i kthehemi kësaj teme”, ka deklaruar Kurti.

Më tej, Kurti u pyet se është akuzuar për vdekje, ai u përgjigj.

“Më kanë akuzuar pas luftës mua gjithmonë, 20 herë jam futur në burg, kështu që këto akuza nuk janë diçka të re për mua”, u shpreh Kurti./BS

Back to top button