Lajme

Kurti godet Grenellin, shkarkon zyrtarin që ka nënshkruar marrëveshjen e ndërmjetësuar nga SHBA-ja

Qeveria e Kosovës ka shkarkuar drejtorin e Aviacionit Civil, Eset Berisha, në mbledhjen që është duke u mbajtur në distancë.

Berisha u shkarkua me propozim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pas arsyetimit të marrë nga Zyra e Kryeministrit, shkruan Koha.net.

Ish-këshilltari politik i Pal Lekajt ishte personi që nënshkroi marrëveshjen për linjën ajrore Prishtinë-Beograd, në Berlin.

Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës, i udhëhequr nga Berisha, kishte nënshkruar 21 janar, 2020 në Berlin një marrëveshje me aviokompaninë gjermane Lutfhansa, për të hapur linjën ajrore Prishtinë–Beograd.

Kjo letër e interesit ishte nënshkruar në Ambasadën Amerikane në Berlin të Gjermanisë, në prani të ambasadorit Richard Grenell, i cili është edhe dërguari i presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Të njëjtën marrëveshje me kompaninë gjermane e kishte nënshkruar edhe delegacioni i Serbisë, nga Ministria e Ekonomisë.

Back to top button