Lajme

Kurti ia çoi edhe nje mesazh Amerikës sot gjatë telefonatës me Macronin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë në dialogun Kosovë-Serbi me dy Përfaqësues Special. Një lëvizje e tillë nga ekspertë të ndryshëm ishte interpretuar si kthim i interesimit të Washingtonit në Ballkanin Perëndimor.

Megjithatë për kryeministrin e Kosovës në detyrë, Albin Kurtin, i cili ka kundërshtuar kërkesat amerikane për taksën, Evropa mbetet e pazavëndësueshme. Një gjë të tillë ia ka thënë Macronit në një telefonatë të zhvilluar sot, duke theksuar se Evropa s’mund të zëvëndësohet me asnjë kontinent tjetër dhe se efektiviteti i dialogut varet pikërisht nga Evropa.

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, në mënyrë konstante ka refuzuar kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqje të taksës pa vendosje të kushteve të tjera për Serbinë, duke insistuar në idenë e tij të reciprocitetit.

Një çasje e tillë ndaj Washingtonit i kushtoi me rrëzim nga pushteti, pas një mocioni të Lidhjes Demokratike të Kosovës, meqë zyrtar të partisë së Isa Mustafës deklaruan se nuk mund të qëndrojnë në një qeveri anti-amerikane.

Megjithatë pavarësisht këtyre zhvillimeve dhe kundërshtimeve të SHBA’së, qeveria në detyrë që drejton Kurti ka filluar implementimin e pjesshëmm të reciprocitetit karshi Serbisë. Një masë të tillë Kurti po e sheh si zbatim të marrëveshjeve të Brukselit. Kështu Kurti i ka thënë Macronit në një bisedë telefonike të zhvilluar sot, ne të cilën kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.

Përveç kësaj, Kurti ka thënë se efektiviteti i dialogut varet nga Evropa, dhe se Evropa nuk mund të zëvëndësohet me asnjë kontinent tjetër, meqë sipas tij është mjedisi dhe perspektiva e dialogut Prishtinë-Beograd.

“Kryeministri në detyrë Kurti premtoi, nga njëra anë, se Evropa nuk do të ketë kurrë surpriza, ngaqë qeveria e tij sheh në zbatimin e reciprocitetit zbatimin efektiv edhe të asaj çka përmbahet në marrëveshjet e Brukselit, dhe gjithashtu realizimin e premtimeve të bëra para zgjedhësve. Nga ana tjetër, ai nënvizoi faktin se efektiviteti i dialogut varet nga pjesëmarrja e Evropës. Evropa nuk mund të zëvendësohet nga ndonjë kontinent tjetër, dhe as Franca nga ndonjë shtet tjetër. Evropa është edhe mjedisi edhe perspektiva e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, citohet të ketë thënë Albin Kurti në njoftimin zyrtar të Zyrës për Media të Kryeministrisë.

Përveç Macronit, Kurti dje ka shkëmbyer letra edhe më emisarin e BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, me të cilin kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi. Kurti në letër ka shprehur gatishmërin e tij për kthim në tavolinë me Serbinë pa kurrfarë kushte, duke theksuar vetëm se nuk duhet të diskutohet për harta e korrigjim kufijsh.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button