Lajme

Kurti jep shenja se do të “blejë” deputet nga opozita për ta bërë shumicën

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur i bindur se do të arrijë të krijojë shumicën e deputetëve në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që të krijojë qeverinë e ardhshme.

Për të arritur këtë qëllim, Kurti ka dhënë shenja se mund të “blejë” deputetë nga opozita, të cilët do t’ia siguronin qeverisë së tij shumicën në kuvend.

Sipas Kurtit, deputetë nga opozita mund të shprehin gatishmëri që të votojnë pro një qeverie të Lëvizjes Vetëvendosje, me arsyetimin se “do të donin të përfaqësonin njerëzit” nga të cilët janë votuar.

“Si rrjedhojë, nëse me 50 për qind të votave, ne nuk kemi 61 deputetë të parlamentit për shkak të 20 vendeve të rezervuara për minoritetet, ne planifikojmë të marrim deputetë të parlamentit nga minoritetet joserbe, dhe ndoshta disa anëtarë të parlamentit nga opozita të cilët thjeshtë do të donin të përfaqësonin njerëzit të cilët i kanë votuar, përkundër partive të cilave u përkasin”, ka thënë ai.

Si rrjedhojë e këtij plani të shprehur haptas, Kurti është shprehur i bindur në krijimin e qeverisë së re që do t’ia jepte atij një tjetër mandat si kryeministër.

“Jam i bindur se qeveria jonë do të ketë shumicën, pa pasur nevojë të hyjë në asnjë lloj negociatash me ata të cilët janë mundur nga lista jonë e përbashkët”, ka thënë Kurti./insajderi

Back to top button