Lajme

Kurti ofendoi rëndë LDK-në, në mbledhjen e Qeverisë, reagon ashpër Abdixhiku

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, më në fund i ka reaguar kryeministrit të shkarkuar Albin Kurtit, i cili që nga prishja e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk po ndalet duke i ofenduar dhe akuzuar këtë parti.

Abdixhiku në mbledhjen e Qeverisë, i ka thënë kryeministrit Kurti se është ndier i ofenduar nga fjala e tij kundër LDK-së.

Kurti në mbledhjen e 100-ditëshit të Qeverisë derisa ka akuzuar rëndë LDK-në se po ia marrin pushtetin, ka thënë se ministrat e LDK’së kanë punuar mirë.

Abdixhiku i ka thënë se është ndier i ofenduar nga fjalimi i tij, sepse thotë se e përfaqësojnë LDK’në me krenari dhe çdo fyerja ndaj partisë së tyre është edhe ndaj ministrave.

“Më lejoni të ju falënderoj juve kryeministër për mbështetjen që e keni dhënë ju dhe kabinetin dhe gjithë anëtarët e Qeverisë, besoj se kemi punuar mbarë e mirë. Më lejoni të theksoj se gjysma e këtij kabineti paraqet një kulturë dhe një forcë politike. Dhe, e përfaqëson me krenari, përfaqëson LDK’në. Prandaj cdo lavdatë ndaj punës tonë është lavdatë ndaj LDK’së dhe cdo kritikë ndaj LDK’së është kritikë ndaj neve. Cdo fyerje ndaj LDK’së është fyerje ndaj nesh. Ndjehem i ofenduar prej pjesës së fjalimit që e ofendon LDK’në. Ne nuk u bëmë pjesë e këtij debati, sepse përderisa përfaqësojmë Qeverinë, e përfaqësojmë çdo qytetar të Kosovës dhe ndoshta kjo është pjesë e kulturës tonë”, ka thënë Abdixhiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button