Lajme

Kurti: Po u bë një Qeveri e humbësve nuk do të zgjasë as 50 ditë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar të martën mbrëma se po u bë një Qeveri, siç e quajti, e humbësve, nuk do të zgjasë as 50 ditë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Kurti ka thënë se në zgjedhjet që sipas tij, do të mbahen sivjet, Vetëvendosje do t`i mund kundërshtarët politikë edhe po të bëhen të gjithë bashkë.

Ai deklaruar se pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të mbajtura në tetor të vitit të kaluar, Vetëvendosje është dyfishuar.

“Sondazhi i fundit na nxjerr me 50.7% të votave, LDK me 17% dhe PDK me 12.4%. Kjo ka shkaktuar një panik të madh dhe i ka bërë të gjithë bashkë. Më 6 tetor kemi dalë të parët. Jemi të gatshëm për zgjedhje të reja me ç’rast do t’i mundim edhe po u bënë bashkë që të gjithë”, deklaroi kryeministri në detyrë.

“6 muaj e fundit VV është dyfishuar në krahasim me zgjedhjet e tetori kur doli e para. Kjo ka ndikuar të që gjithë të bëhen bashkë kundër nesh që të ruajnë ato privilegjet që kanë pasur pas luftës dhe pas shpalljes së pavarësisë”, deklaroi kreu i VV-së.

Kurti tha se ka pritur që qeveria e tij të mos ishte jetëgjatë duke iu referuar elementëve që kanë kapur shtetin në Kosovë dhe në kushte të tilla ka qenë i vetëdijshëm se do të përballej me shumë probleme përveç vështirësive të zakonshme./Objektiv/

Burimi

Back to top button