Lajme

Kurti porosit gjakovarët: Bëni dush sapo të hyni në shtëpi

Kryeministri Albin Kurti sot gjatë qëndrimit në Gjakovë u ka bërë thirrje qytetarëve ta ruajnë pastërtinë individuale për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që dalin jashtë, posa të kthehen në shtëpi të pastrohen, shkruan Reporteri.net.

“Ne dimë që njerëzit kur dalin nga shtëpia bëjnë dush që të duken edhe më bukur për jashtë, por tash jemi në kohë kur duhet të bëjmë dush e të pastrohemi porsa të hyjmë në shtëpi që të jemi më të shëndetshëm në familjet tona”.

“Pra u bëjë thirrje të gjithë qytetarëve, që e kanë pasur të detyrueshme të dalin jashtë, porsa të kthehen mos të takojnë anëtarët e tjerë të familjes, por të hyjnë direkt e në banjo për t’u pastruar në mënyrë që t’i minimizojnë gjasat për përhapjen e koronavirusit”, ka deklaruar Kurti.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button