Lajme

Kurti: Sot është rikthyer në punë blloku B2, tani për çdo orë do t’i paguajmë rreth 50 mijë euro import më pak

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, njofton se sot është rikthyer në punë blloku B2 i TC ‘Kosova B’.

Kurti ka thënë se me vënien në funksion të këtij blloku, Kosova për çdo orë do t’i paguajë rreth 50 mijë euro import më pak.

Kurti thotë se rikthimi i bllokut B2 është lajm shumë i mirë.

Postimi i tij i plotë:

Rreth 200 euro kushtoi 1 MWh në bursën ndërkombëtare të energjisë dje. Mirëpo sot në ora 10:15 u kthye në punë blloku B2 i TC ‘Kosova B’, me fuqi 245 MW. Sinkronizimi është bërë mbrëmë në ora 23:55, gjendja e turbinës është e mirë dhe nuk ka pasur nevojë për balancim. Me fjalë tjera, për çdo orë do t’i paguajmë rreth 50 mijë euro import më pak, e deri nesër në mëngjes rreth 1,2 milion euro më pak se gjatë ditëve të javës që po lëmë pas. Ky është lajm shumë i mirë për të gjithë neve. Eh sikur ta kishim tash TC ‘Kosova A’ të rindërtuar nga Bilfingeri gjerman dhe blloqet B3 dhe B4 me nga 300 MW fuqi secila!

Masat e Qeverisë kur jeni në lokal: Maska e detyrueshme edhe gjatë shkuarjes në tualet

Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë dje masat e reja kundër COVID-19 pas rritjes enorme të rasteve.

Ndër masat që ka marrë Qeveria janë edhe ato për gastronominë e cila lejohet të punojë deri në orën 21:00, teksa muzika duhet të ndalet në orën 20:30.

Qeveria gjithashtu ka theksuar edhe masat tjera që përfshijnë qëndrimin ulur të klientëve si obligim me përjashtim të disa rasteve: Kur klienti hyn ose del nga lokali, paguan porosinë, shkon në tualet, si dhe kur është e nevojshme për siguri apo shëndet.

Gjatë këtyre lëvizjeve, Qeveria thotë se duhet bartur maska.

Masat e plota për gastronominë:

Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre. Klientët dhe stafi i gastronomisë duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 26.1 ose 26.2 në mënyrë që t’u lejohet hyrja në hapësirat e mbyllura të lokaleve, në përputhje me udhëzuesin përkatës, përveç atyre nën moshën 12 vjeçare.

Në lokalet e gastronomisë është e obliguar të caktohet një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 26.1 ose 26.2.

Shfrytëzimi i hapësirave të mbyllura lejohet deri në pesëdhjetë (50%) e kapacitetit të hapësirës. Në hapësirat e hapura lejohet shfrytëzimi deri në shtatëdhjetë (70%) e kapacitetit të hapësirës. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.

Kuptimi i shprehjes ‘hapësirë e hapur’ dhe ‘hapësirë e mbyllur’ ka të njëjtin kuptim me Ligjin Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit.

Klientët duhet të qëndrojnë ulur në çdo kohë në kuadër të lokaleve të shërbimeve të gastronomisë në të cilën lejohet shërbimi i ushqimit apo pijeve, përveç:

39.1 Gjatë hyrjes apo daljes nga ambienti i lokalit:

39.2 Ndërsa paguan porosinë;

39.3 Gjatë shkuarjes apo kthimit nga tualeti;

39.4 Kur është e nevojshme për qëllime të shëndetit dhe sigurisë.

Në rastet nga pika 39.1 deri 39.4 është e obliguar bartja e maskës.

Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:00.

Muzika lejohet vetëm deri në orën 20:30.

Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të ndryshme të jetë së paku një (1) metër.

Pjesa e prapme e një karrigeje, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në distancë së paku një (1) metër.

Në hapësirat e mbyllura lejohen deri në 4 persona në tavolinë. Në rast se tavolinat janë më të mëdha se dy (2) metra, atëherë parakusht është kufizimi prej pesë (5) persona në 10 m2.

Në hapësirat e jashtme lejohen deri në gjashtë (6) persona në tavolinë apo banak.

Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60% alkool.

Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 21:00, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK) dhe masa rigoroze të higjienës për veturën, porositë dhe personelin.

Elvis Demçe, 36-vjeç një prej shqiptarëve të arrestuar pak ditë më parë nga policia italiane pas aksionit që shkatërroi dy grupe krlmlnale rivale në Romë e konsideronte vete Zoti.

Sot mediat italiane kanë rikthyer sërish në vëmendje përplasjen mes dy grupeve shqiptare që morën në qafë njëri tjetri për shkak të sherreve të njëpasnjëshme për territor.

“Së pari do të të shqyej dhe pastaj do të të hedh copë, copë nga ballkoni”, i thoshte Demçe rivalëve të tij. Mediat italiane e quajnë atë të dhunshëm dhe me ambicie për të arritur kudo pasi thoshte për veten “Unë jam Zoti”.

Demçe ishte njeri shumë i afërt me Fabrizio Psicitelli i njohur si Diabolik i cili u v rapak kohë më parë.

Ai bënte biznes duke importuar drogë për llogari të grupeve KRlMlNALE të të Acilias, me emisarë të lidhur me trafik antet holandezë dhe kolumbianë të drogës dhe një ish-futbollist të arrestuar pak kohë më parë.

Demçe bënte kërcënime të egra nga rivalëve të tij. Disa kohë më parë një borxh prej 100 mijë eurosh u bë shkak që ai të urdhëronte anëtarët e bandës së tij: “Merre vëllanë e tij, rrëmbeje dhe shkëputi të dy krahët”.

Ermal Arapaj ishte kthyer së fundmi në rivalin e tij mes dëshirës për të marrë sa më shumë territor. Arapaj ose “UFO” siç e cilësonin rivalët e tij kishin krijuar një grup të mirë që po fitonte shumë para. Ata kishin përfituar nga koha kur Demçe ishte në burg për të marrë një nga farmacitë e tij. Në korrik të vitit 2020 Demçe kishte planifikuar një sulm për eliminimin e Arapajt.

Një pritë që Arapaj ka arritur t’i shpëtojë duke qëlluar i pari dhe goditur në këmbë një nga autorët, me porosi të Demçes.

Në mëngjesin e 5 shtatorit 2020, grupi i Demçes dogji vilën dhe makinat e Arapajt dhe partneres së tij.

Një përshkallëzim i dhunshëm që e detyroi Arapajn të arratisej në Spanjë, nga frika e hakmarrjes.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i ka dhënë leje shfrytëzimi për një pronë komunale shokut të tij, reperit Don Xhoni. Reperi tashmë ka nisur punimet për të hapur një lokal “shisha bar” në Drenas.

Derisa për zhvillimin e biznesit të tij, tash ka në shfrytëzim edhe një pjesë të tokës së komunës që ndodhet para lokalit e që deri tash shfrytëzohej për parking.

Xhonatan Isufi, i njohur me emrin artistik Don Xhoni, është reperi më i ri që ka thyer rekord gjatë kohës së pandemisë. Ai gjatë vitit të kaluar u bë senzacion edhe nëpërmes rrjetit social tik tok.

Por për qytatarët e Drenasi ai shumë shpejt do të nihet edhe me një biznes që pritet ta hapë. Ai ka nisur punimet për të hapë një lokal “shisha bar” në këtë komunë.

Gazeta Insajderi merr vesh se hapësira e tokës para lokalit në të cilin Don Xhon ka nisur renovimin, është pronë e komunës. Kjo pronë që deri tash shfrytëzohej si parking, i është dhënën në shfrytëzim Don Xhonit nga kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci.

Lladrovci e Don Xhoni janë shokë të mirë mes veti. Këtë e kanë pohuar ata vet edhe përmes rrjeteve sociale ku kanë publikuar edhe fotografi. Edhe gjatë kohës së fushatës Don Xhoni e kishte mbështetur Lladrovcin për kryetar të Drenasit.

Leja e shfrytëzimit të pronës komunale, Don Xhonit iu lëshua nga miku i tij në nëntor të vitit të kaluar, shkruan Gazeta Insajderi.

Në një përgjigje për Insajderin, Flutra Avdiu, drejtoreshë e Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, tha se leja e ndërimit është dhënë për më pak se një vit.

“Aplikuesi ka dorëzuar aplikacionin për marrjen në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës me datë 04.10.2021, aplikacioni është proceduar për shqyrtim në komisionin vlerësues për rekomandim të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës bazuar në Rregulloren e Kuvendit të Komunës 12-Nr.400/01-51554 për caktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim më pak se një vit të pronës së paluajtshme të komunës”, thuhet në përgjigje.

Ajo tha se ky vendim është dhënë nga komisioni vlerësues dhe është miratuar edhe në Kuvendin e Komunës së Drenasit.

“Bazuar në rekomandimin e komisionit vlerësues dhe pas kalimit të afatit të ankesës, është nënshkruar kontrata me palën në të cilën janë përcaktuar të drejtat dhe obligimet e palëve kontraktuese ashtu siç parashihet me Rregulloren e Kuvendit të Komunës 12-Nr.400/01-51554 për caktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim më pak se një vit të pronës së paluajtshme të komunës të miratuar me vendimin 12-Nr.400/01-51554 me datë 26.11.2020 në kuvendin e Komunës së Drenasit”, tha Avdiu.

Për hapjen e lokalit ka njoftuar përmes instagramit edhe vet reperi Don Xhoni. /Gazeta Insajderi

LAJMI I FUNDIT: Organizohet protestë ndaj Qeverisë për shtrenjtimin e rrymës

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka organizuar protestë kundër Qeverisë së Kosovës kundër rritjes enorme të çmimit të rrymës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se Qeveria është rreshtuar me bizneset e mëdha private të cilët nuk preken nga shtrenjtimi.

“Qeveria është rreshtuar me monopolin privat. KEDS-it po i bën zgjidhje, kurse qytetarëve diciplinë e shtrenjtim. Si zëdhënës i KEDS-it, kryeministri po pyet “ku ti marrim paratë për të paguar importin e rrymës”? Por nuk po bën pyetje nga pozicioni i qytetarëve: “me çka të ngrohemi ne, nëse jo me rrymë? Ku t’i marrim paratë për ta paguar rritjen e çmimit?”, ka thënë Molliqaj.

Postimi i plotë:

Qeveria është rreshtuar me monopolin privat. KEDS-it po i bën zgjidhje, kurse qytetarëve diciplinë e shtrenjtim. Si zëdhënës i KEDS-it, kryeministri po pyet “ku ti marrim paratë për të paguar importin e rrymës”? Por nuk po bën pyetje nga pozicioni i qytetarëve: “me çka të ngrohemi ne, nëse jo me rrymë? Ku t’i marrim paratë për ta paguar rritjen e çmimit?”

Qeveria ka marrë anë. Është reshtuar me bizneset e mëdha private. Të vetmit që nuk do të preken nga rritja e rrymës. Është koha të marrim anë edhe ne. Ne qytetarët që do t’ua paguajmë rrymën oligarkëve. Është koha të organizohemi kundër kësaj padrejtësie.

Të shtunën, më 29 janar, në orën 14:00, takohemi në Sheshin “Zahir Pajaziti” për të protestuar kundër këtij shtrenjtimi të energjisë elektrike.

Këto vendime të gabuara kanë opozitë në këtë vend. Dhe kanë opozitë të madhe. Prandaj ftojmë gjithë opozitën e shtrenjtimit të energjisë elektrike që të bashkohemi në protest.

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, ka afat deri më 13 qershor të këtij viti që t’i pajisë konsumatorët e energjisë elektrike në veri me njësor dhe të bëjë faturimin, ndryshe rrezikon ta shkelë Kushtetutën dhe sovranitetin e vendit. Këtë detyrim ia ka dhënë Gjykata Kushtetuese e Kosovës me anë të aktgjykimit të publikuar më 13 janar të këtij viti. Qeveria ka heshtur për këtë aktgjykim. Po ashtu edhe opozita.

Gjykata Kushtetuese ka obliguar Qeverinë e Kosovës që brenda gjashtë muajsh, t’i dërgojnë faturat e shpenzimit të energjisë elektrike shtëpi për shtëpi në katër komuna në veri të vendit të banuara kryesisht me serbë.

Ndryshe do të bëjë shkelje të rëndë kushtetuese, raporton Paparaci.

Gjykata ka vlerësuar se sovraniteti i Kosovës shtrihet edhe nëpërmjet faturimit dhe inkasimit në katër komunat veriore. Si pasojë, mos zbatimi i faturimit dhe mbledhjes së borxheve për shpenzimet e energjisë elektrike, e vë Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, përballë shkeljes së rëndë të Kushtetutës së Republikës.

Aktgjykimi është nxjerrë 28 dhjetorit 2021 dhe është publikuar më 13 janar të këtij viti bazuar në parashtresën e deputetes Blerta Deliu-Kodra dhe 12 deputetëve tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Rekomandimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr.08-R-01, të 6 majit 2021

Por, siç shihet nga mosreagimet në Kosovë, aktgjykimi nuk është lexuar as nga parashtruesi i kërkesës, në këtë rast, deputetja Blerta Deliu Kodra dhe nënshkruesit tjerë të parashtresës së dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese.

“Gjykata fillimisht sqaron se, objekt i vlerësimit kushtetues në këtë rast është vetëm kushtetutshmëria e Aktit të kontestuar të Kuvendit, të 6 majit 2021, me të cilin: (i) është autorizuar KOSTT që të mbulojë devijimet e energjisë elektrike në katër (4) komuna të Republikës së Kosovës, duke shfrytëzuar të hyrat nga buxheti vetanak, mjete këto të cilat do të kompensohen “nga dividenda apo ndonjë mekanizëm tjetër i mundshëm”, thuhet në pikën dy të aktgjykimit i publikuar më 13 janar të këtij viti.

“(ii) është obliguar Qeveria e Kosovës, që brenda afatit gjashtë (6) mujor të sigurojë të gjithë procesin e futjes në sistemin e faturimit, sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi, në bashkëpunim me palët përgjegjëse, për faturimin e konsumatorëve në katër (4) komunat përkatëse me energji elektrike”, thuhet më tej.

Kjo, pikë jo vetëm që obligon Qeverinë e Kosovës të shtrijë sistemin, përkatësisht instalimin e njësorëve, por edhe faturimin e konsumatorëve. Ndryshe, Qeveria bën shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe rrjedhimisht edhe të sovranitetit të vendit.

Pavarësisht se aktgjykimi është publikuar më shumë se një javë më parë, nuk ka pasur reagime as nga parashtruesi, e as nga Qeveria e Kosovës, e cila ngarkohet me obligime kushtetuese për shtrije dhe ruajtje të sovranitetit.

Në aktgjykimin e bazuar në pretendimet e Blerta Deliut – Kodrës dhe 12 deputetëve tjerë, Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se Vendimi i Kuvendit të Kosovës i 6 majit për të paguar devijimet e KOSTT-it për energjinë e shpenzuar në veri të Kosovës nuk përbën shkelje kushtetuese. Por, se shkelja do të ndodhë në rast se Qeveria nuk e shtrin sovranitetin energjetik brenda gjashtë muajsh.

Kuvendi i Kosovës kishte autorizuar KOSTT-in që të mbulojë devijimet e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës, duke shfrytëzuar të hyrat nga buxheti vetanak, mjete këto të cilat do të kompensoheshin “nga dividendë apo ndonjë mekanizëm tjetër i mundshëm”.

“Gjykata më tej sqaron se, bazuar në dokumentacionin e pranuar nga palët e interesuara, si rezultat i mosfaturimit të energjisë elektrike për konsumatorët e energjisë elektrike në katër (4) komunat e Republikës së Kosovës, humbjet e energjisë elektrike janë regjistruar ‘si devijim i Kosovës ndaj sistemit të Evropës Kontinentale’. Pas shfuqizimit të Vendimit të lartcekur të ZREE-së dhe deri në prill të vitit 2021, këto humbje, përkatësisht devijimet në sistemin elektroenergjetik të Republikës së Kosovës, janë mbuluar nga Buxheti i Republikës së Kosovës”, thuhet në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata ka theksuar se si rezultat i mosfaturimit/mospagesës së energjisë elektrike për konsumatorët e energjisë elektrike në katër komunat e Republikës së Kosovës, konsumi i energjisë elektrike në këto katër komuna, është regjistruar si devijim, shkruan Paparaci.

“Për pasojë, dhe përfundimisht, Gjykata konstatoi se nxjerrja e Aktit të kontestuar të Kuvendit ka rezultuar në dallim në trajtim të konsumatorëve të energjisë elektrike që nuk jetojnë në katër (4) komunat e Republikës së Kosovës, megjithatë, ky dallim në trajtim ka një ‘justifikim objektiv dhe të arsyeshëm” dhe rrjedhimisht, nuk rezulton në diskriminim, sepse (a) është i përcaktuar me ligj; (b) ka ndjekur një qëllim legjitim; dhe (c) është proporcional, dhe për pasojë, nuk është nxjerrë në papajtueshmëri me nenet 24 dhe 55 të Kushtetutës në lidhje me nenin 1 të Protokollit nr.12 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.

Gjykata më tej thekson me qëllim të balancimit të sistemit elekroenergjetik dhe mbulimit të devijimeve përkatëse për periudhën pasuese, siç është përcaktuar në ligjet e aplikueshme të Republikës së Kosovës dhe posaçërisht si rezultat i fillimit të zbatimit të Marrëveshjes së Kyçjes me ENTSO-E, përkatësisht Rrjetin Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energjinë Elektrike, si trupë e Grupit Regjional të Evropës Kontinentale, Ndërmarrja Publike KOSTT i është drejtuar Kuvendit të Kosovës, përkatësisht, Komisionit Funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti me kërkesën që, ndër tjerash, të sigurohen mjetet financiare për mbulimin e humbjeve në katër (4) komunat e Republikës së Kosovës, për periudhën prill – dhjetor 2021.

Trembëdhjetë deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e kanë kontestuar kushtetutshmërinë e autorizimit të nxjerrë nga Kuvendi për KOSTT-in për të paguar energjinë në veri si devijim.

Parashtruesit e kërkesës së pari pretendojnë se, përkundër faktit që Akti i kontestuar i Kuvendit është i titulluar “Rekomandime”, i njëjti është vendim i Kuvendit me pasoja juridike dhe rrjedhimisht, duhet t’i nënshtrohet kontrollit të kushtetutshmërisë, siç është përcaktuar në paragrafin 5 të nenit 113 të Kushtetutës.

Së dyti, Gjykata thekson në përmbledhje se parashtruesit e kërkesës pretendojnë se, Akti i kontestuar i Kuvendit është nxjerrë në kundërshtim me Kushtetutën, si rezultat edhe i procedurës së ndjekur, por edhe përmbajtjes së tij. Përkitazi me procedurën, parashtruesit e kërkesës, në thelb, pretendojnë se Akti i kontestuar i Kuvendit, është në kundërshtim me paragrafin 5 të nenit 65 të Kushtetutës, sepse është nxjerrë pa bazë ligjore, duke theksuar, ndër tjerash, se një vendim i tillë do të mund të merret vetëm përmes Ligjit për Buxhetin apo ndryshim/plotësimin e tij.

Gjykata po ashtu ka konstatuar se dallimet në trajtim të konsumatorëve të energjisë elektrike në katër komunat e Republikës së Kosovës, ndjekin një “qëllim legjitim”. Kjo sepse, sipas Gjykatës Akti i kontestuar i Kuvendit ka për qëllim: (i) ushtrimin e sovranitetit në sistemin elektroenergjetik me të gjitha të drejtat dhe obligimet e përcaktuara me Marrëveshjen e Kyçjes me ENTSO-E; (ii) ruajtjen e pavarësisë energjetike të Republikës së Kosovës; (iii) interesin publik në garantimin e furnizimit me energji elektrike në gjithë territorin e Republikës së Kosovës; (iv) interesin në ruajtjen dhe fuqizimin e statusit të KOSTT-it në mekanizmin ndërkombëtar, përkatësisht Marrëveshjen e Kyçjes me ENTOS-E, marrëveshje kjo që i ka mundësuar kësaj ndërmarrjeje që të operojë si Zonë e Pavarur Rregulluese brenda Bllokut-AK me Republikën e Shqipërisë në kuadër të zonës sinkrone të Evropës Kontinentale; (v) parandalimin e ndëshkimit financiar nga ENTSO-E, si rezultat i mos përmbushjes së zotimit për balancim në sistemin e rrjetit energjetik apo evitimin e devijimeve në sistemin e energjisë nga ana e KOSTT-it; si dhe (vi) ruajtjen e statusit të KOSTT-it në këtë mekanizëm dhe arritjen e tij si anëtar i barabartë me të gjithë operatorët e sistemeve të transmisionit në ENTSO-E.

Debati për shtrenjtimin e energjisë elektrike është intensifikuar pas propozimit të ZRRE-së dhe aprovimit të këtij propozimi nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Me këtë propozim pritet të dyfishohet çmimi i energjisë, duke u aplikuar tarifa ndëshkuese për ata që shpenzojnë mbi 600 megavatë energji në muaj.

Të dhënat e detajuara rreth kësaj strukture, ZRRE paralajmëron se do t’i bëjë publike në fillim të muajit shkurt.

“Shpresojmë që raportet përfundimtare të publikohen sapo ekspertët e ZRRE-së t’i analizojnë të gjitha të dhënat. Të gjitha palët do të njoftohen në kohën kur raportet do të bëhen publike”, thuhet në përgjigjen e ZRRE-së dërguar Radios Evropa e Lirë.

Në muajin dhjetor, ky institucion – pas kërkesave të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (KEDS) dhe Kompanisë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) – ka nisur të bëjë shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike.

Kryeministri, Albin Kurti e ka arsyetuar shtrenjtimin, derisa opozita e ka kundërshtuar. Partitë opozitare të premten kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme që kjo çështje të diskutohet të hënën në një seancë të jashtëzakonshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button