Lajme

Kurti: Thaçi na kërcënoi publikisht duke na ftuar që me Sveçlën, të shkojmë në shtëpinë e tij

Albin Kurti në emisionin “Opinion” tha se presidenti, Hashim Thaçi i kërcënoi duke i bëri ftesë kot që ai të shkojë në shtëpinë e tij me ministrin e brendshëm, Xhelal Sveçlën.

Kështu Kurti tha se dëshironte që ta civilizojë këtë raport duke e sjellur në një studio televizive, shkruan Indeksonline.

“Bëhet fjalë për një lloj kërcënimi publik që na bëri presidenti neve. Dëshirova që ta civilizoj këtë raport duke e sjellur në një studio televizive. Presidenti më bëri ftesë më kot që të shkoja në shtëpinë e tij me ministrin e brendshëm. C’dua me ministrin e brendshëm ta vizitoj shtëpinë e presidentit. Kot fare”, tha Kurti.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i ka treguar vendndodhjen e tij Ushtruesit të Detyrës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Svefçla, i cili përmes një konference për media kërkoi t’i përgjigjet atij rreth ardhjes së deputetit të Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli në Kosovë nga Zvicra.

“Që prej çlirimit të Kosovës, deri dje kur kam dal dhe hyrë në Kosovë, kam hyrë që 20 vjet. Sa i përket Kurtit dhe Sveçlës si kompani kriminale unë jam në shtëpi. Të mos krijojnë marrëzira, e të kërcënojnë as Pacollin. Lokacioni im është shtëpi, për Sveçlen, edhe për shefin e tij, dhe për ndërmarrjen e tyre kriminale”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa Kurti ka reaguar pas kësaj, ku i ka thënë që ta organizojnë një debat televiziv.

“Sa për sharjet e fyerjet që m’i bën, duke thirrur me zërin që i dridhet porsi kalama nëpër studiot televizive, e kam zgjidhjen: le ta organizojmë një debat televiziv ku dalim ne të dy, pra, unë Kryeministri në detyrë dhe ai Presidenti jashtë detyrës. Nëse don, le ta marrë me vete edhe Behgjet Pacollin. Në atë rast, po, edhe unë po e marr Xhelal Sveçlën e Rashit Qalajn”, ka shkruar ai./Indeksonline/

Back to top button