Lajme

Kurtit i vjen ndihmë urgjente nga Zvicra, ja kush i dhuroi 10 mijë franga

Kryesia e Shoqatës Nëna Terezë në Zvicër ka dhuruar 10 mijë franga për fondin e krijuar nga Qeveria e Kosovës në detyrë për menaxhimin e situatës nga Koronavirusi.

Kjo shoqatë ka bërë të ditur se ka kryer pagesën e premtuar në adresë të qeverisë së Kosovës.

Kjo shoqatë ka ndihmuar poashtu me 7 mijë euro Shoqatën Humanitare Bamirëse Nëna Terezë në Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Ndihmë urgjente Qeverisë dhe Shoqatës Nëna Tereze

Të nderuar anëtarë e anëtare të Shoqatës Humanitare Bëmirëse Nëna Tereze në Zvicër,

ashtu siç e kemi paralajmëruar kryeministrin në detyrë gjatë ditës së Pashkëve, ditën që ai i kërkoi mbështetje financiare mërgatës, sot, kryesia e Shoqatës Nëna Tereze në Zvicër ka kryer pagesën e premtuar në adresë të qeverisë së Republikës së Kosovës dhe ka bërë edhe një pagesë shtesë për të njëjtat arsye, në adresë të Shoqatës Humanitare Bëmirëse Nëna Tereze në Republikën e Kosovës.

Kryesia e Shoqatës Nëna Tereze në Zvicër, për nevojat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka ndarë nga buxheti i shoqatës 10 000 CHF dhe i ka transferuar ato në adresën e publikuar nga kryeministri, ndërsa për Shoqatën Humanitare Bëmirëse Nëna Tereze në Republikën e Kosovës, nga buxheti i shoqatës në Zvicër janë transferuar 7 000 EURO.

Për Kryesinë e Shoqatës

Sekcioni për media dhe rrjete sociale

Burimi

Back to top button