Lajme

Kush është ky mashkull që mer urim special nga Nora?

Është ndër këngëtaret më të kompletuara të skenës muzikore.

Nora Istrefi vazhdon të jetë ndër emrat më të përfolur nga mediet rozë, e këtë fat e pat qe kur u inkuadrua për herë të parë në muzikë.

Pasi ka disa muaj që është ndarë nga Roberti, të gjithë janë nën vëzhgim kah ajo duke dashur të dinë me shumë rreth jetës së saj private.

Kësaj radhe duket se është mjaftë e rezervuar duke mos publikuar momente të shumta në rrjete sociale, por vetëm me ato familjare.

Ndonjëherë edhe shoqëria e ngushtë shndërrohet në familje, e këtë e pohoj vet ajo me anë të një postimi në rrjetin social.

Duke publikuar një foto me DJ-n e saj, Drilonin, ajo zgjodhi fjalët më të bukura për ta uruar atë duke e quajtur edhe vëlla.

Se sa me emocion e ka shkruar, mund ta shihni në postimin e plotë të bukuroshes./Kosovarja/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button