Lajme

Kush janë 26 të shoqëruarit për falsifikimin e vizave, ja 4 veprat penale për të cilat akuzohen

Detaje te reja nga operacioni i policisë “Crystal eagle” ku në pranga të policisë kanë rënë të paktën 16 persona, ndërsa në total janë rreth 26 të proceduar. Hetimet kanë nisur që në vitin 2018 dhe është i inicuar nga operacioni i shërbimit diplomatik të Sigurisë në Ambasadën Amerikane (DSS-OCI) Tirana.

Ata akuzohen se në formën e grupit të strukturuar kriminal kanë dërguar njerëz me dokumente falso kryesisht në Amerikë. Operacioni është zhvilluar me metoda speciale të hetimit, si përgjimi dhe vëzhgimi në terren. Në pranga kanë rënë dhe punonjës të TIA-s.

Personat e vënë në pranga nën dyshimin se me dokumente të falsifikuara kanë trafikuar njerëz drejt SHBA janë: Mark Gjinaj (Gjini), Juxhin Tirana, Ilir Ferhati, Elvis alias Fatmir Qema, Klajdi Llika, Bukurije Ahmetaj, Elvis Ahmetaj, Gezim Gjona, Eduart Haxhiu, Altin Memaj, Blerim Coka, Shkëlzen Avduli (Byberi, Gjoka, Popega), Admir Spahia, Azem Tanushi, Xhelil Dautaj. Gjithashtu janë dhe 9 persona të tjerë në “Arrest shtëpie” dhe “Detyrim paraqitje”.

NJOFTIMI NGA GJKKO

Njoftim-Mbi dërgimin për gjykim të procedimit penal nr.174/2019

Në kuadër të hetimeve të deritanishme në proçedimin penal Nr.174/2019 për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave“, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve“, “Grup i strukturuar kriminal“ dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal“, parashikuar, përkatësisht nga nenet 189, 298/3, 333/a e 334 të Kodit Penal dhe mbi dyshimet e arsyeshme të bazuara në prova për rrethin e personave të përfshirë në veprimtari kriminale të falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave e vizave më shumë se një herë dhe të ndihmës në më shumë se një herë për hyrje të paligjshme të shtetasve shqiptarë në një shtet tjetër pa leje qëndrimi, për qëllime fitimi – mbi kërkesën e prokurorit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendim Nr.52 datë 16.05.2020 caktoi masa sigurimi personale ndaj disa shtetasve.

Në datë 18.05.2020, policia gjyqësore ekzekutoi urdhërimin e prokurorit për caktim nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të masave të sigurimit

“Arrest në burg”, bazuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale për shtetasit :

Bukurije Ahmetaj, Elvis Ahmetaj, Shkëlzen Avduli (Byberi, Gjoka, Popenga), Elvis alias Fatmir Qema, Klajdi Llika, Eduard Haxhiu, Altin Memaj, Blerim Coka, Admir Spahia, Azem Tanushi, Xhelil Dautaj, Mark Gjinaj (Gjini), Juxhin Tirana, Ilir Ferati,Gëzim Gjona,

“Arrest në shtëpi”, bazuar në nenin 237 të Kodit të Procedurës penale për shtetasit :

Besjan Mustafa, Behar Ismailaj, Arian Koldashi, Arselda Memaj, Besnike Tufa, Ervilma Bezati, Gëzim Breza,

“Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’’, bazuar në nenin 234 të Kodit të Procedurës Penale për shtetasit :

Drita Sadriaj, Aida Cenaj,

Burimi

Back to top button