Lajme

Ky është deputeti që abstenoi në votimin e Rezolutës për referendumin serb

Ky është deputeti që abstenoi në votimin e Rezolutës për referendumin serb
Nga 77 deputetë të pranishëm në Kuvend, 76 vota kanë qenë për miratimin e rezolutës për moslejimin e referendumit të Serbisë në Kosovë, asnjë votë kundër dhe 1 abstenim, shkruan Gazeta Express.

Day Travel
Ka qenë deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ai i cili abstenoi në votimin e kësaj rezolute.

Rezoluta është miratuar me pajtimin e LDK-së, VV’së, AAK-së dhe Grupit Multi-Etnik, derisa PDK-ja s’ka marrë fare pjesë.

Në seancë ka qenë edhe “Lista Serbe” që ka lëshuar sallën pasi ka folur Igor Simic.

Këto janë të gjitha pikat e Rezolutës:

Kuvendi i Republikës së Kosovës si përfaqësues i qytetarëve të Kosovës shpreh qëndrimin e përbashkët se organizimi i referendumit të Republikës së Serbisë në Kosovë, cenon rendin Kushtetutës dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, si dhe është në kundërshtimin me Kushtetutën, Ligjet e Kosovës dhe normat dhe praktika ndërkombëtare.

Kuvendi i Kosovës kërkon nga Qeveria dhe institucionet gjegjëse të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin të gjitha veprimet brenda kompetencave të tyre për të mos lejuar cenimin e sovranitetit dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës nga mbajtja e referendumit të një shtetit të huaj në territorin e Republikës së Kosovës.

Kuvendi thekson përkushtimin e Republikës ë Kosovës për garantuar dhe mbrojtur të gjitha të drejtat e shtetasve të Republikës së Kosovës në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Në këtë frymë Kuvendi i Republikës së Kosovës afirmonte drejtën e qytetarëve me dy shtetësi që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në përputhje me standardet kushtetuese dhe praktikat ndërkombëtare. Na rastin konkret të gjithë qytetarët Republikës së Kosovës e Kosovës që kanë edhe shtetësinë e Serbisë, u garantohet e drejta që të votojnë përmes postës ose Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë.

Kuvendi thekson se hapja e qendrave të votimit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës sikundër edhe përfshirja e grupacioneve dhe strukturave ilegale në një organizim të tillë për bën sjellje të qartë të Kushtetutës dhe të ligjeve të Republikës së Kosovës si dhe praktikave ndërkombëtare

Kuvendi i Republikës së Kosovës shpreh kundërshtim ndaj veprimeve të vazhdueshme të Serbisë për të instrurmenatlizuar dhe keqpërdorur qytetarët serbë të Kosovës në shërbim të politikave të veta armiqësore kundër Republikës së Kosovës.

Kuvendi mirëpret qëndrimet e prera të bashkësisë ndërkombëtare për sundimin e ligjit në Kosovë dhe pret mbështetjen për të drejtat legjitime dhe qasjen parimore të Kosovës sepse vetëm duke u trajtuar të barabartë të gjitha shtetet e rajonit mund t’u garantohet stabiliteti, demokracia dhe fryma euro-atlanatike e rajonit. Kërkojmë nga Qeveria të vazhdojë bashkërendimin me partnerët strategjikë të Kosovës në interes të ruajtjes së kushtetutshmërisë dhe sovranitetit shtetëror.

Kuvendi i Kosovës mbetet i përkushtuar për të dhënë kontributin e tij për të mbrojtur e sovranitetit dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës dhe të drejtave kushtetuese të gjithë qytetarëve të saj si dhe avancimin e demokracisë dhe agjendës euro-atlantike në rajonin tonë.

LAJMI I FUNDIT: S’ka referendum të Serbisë në Kosovë, Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën!
Kuvendi i Kosovës ka votuar pro rezolutës që ndalon mbajtjen e referendumit të Serbisë në Republikën e Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në seancë tha se 76 vota për, asnjë kundër dhe 1 abstenim e miratoj rezolutën.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot, me kërkesë të kryeministrit, Albin Kurti, për të mbajtur seancën të jashtëzakonshme në lidhje me synimet e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës.

Rezoluta e përbashkët u përkrahë nga pozita dhe opozita, duke mos përfshirë PDK-në e Memli Krasniqit, e cila s’mori pjesë në seancë, shkruan Indeksonline

Nga kjo rezolutë është shprehur vullneti politik i deputetëve dhe grupeve parlamentare dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Vlen të theksohet se presidentja Vjosa Osmani, kryekuvendari Glauk Konjufca, si dhe kryeministri Albin Kurti dolën me deklaratë të përbashkët pas takimit me ambasadorët e QUINT-it dhe përfaqësuesin e BE-së, të premten duke theksuar edhe një herë kundërshtimin e tyre për mbajtjen e referendumit serb në Kosovë.

Aty thuhet se hapja e qendrave të votimit të Serbisë në territorin e Kosovës përbën shkelje të qartë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, si dhe praktikave ndërkombëtare. Për më tepër, një akt i tillë është shkelje e integritetit territorial nga ana e Serbisë në raport me shtetin e pavarur e sovran të Kosovës. /Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button