Lajme

Ky është djaloshi 11-vjeçar që në kohë Iufte veshi uniformën e UÇK-së që t’i ndihmojë ushtarëve të UÇK-së(VIDEO)

Ishte vetëm 11-vjeç. Një djalosh me shtatë të gjatë e flokë të zeza, veshi uniformën e UÇK-së. Krejt këtë e bëri gjatë kohë së luftës, me arsyen e vetme që t’i ndihmojë ushtarëve në Gllogjan të Deçanit./Republika Online

Është ky Dardan Ahmetaj i cili nuk kishte një fëmijëri të zakonshme, dhe nuk gurron të rrefejë krejt historinë e vitit 1999.

Unë si fëmijë ndëgjojsha shumë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, para se me dalë haptas Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e kisha dëshirë me i pa e me i taku, edhe pse nuk e kam pas fatin me i taku se kam qenë fëmijë, gjatë fillimit të luftës në Gllogjan takohesha me njerëz që e dojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ai rrefenë se si i ka ndihmuar pjestarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i marrsha i pastrojsha i ndrrojsha uniformat, ai gjatë këtyre aktivitetve edhe u pIagos të cilat thotë se nuk kishite kushte të mira për mjekim, nuk kishte as mjek profesionist që ta mjekonin, thotë nder të tjerash Dardan Ahmetaj.

Për më shumë ndiqeni videon:

Këta janë politikanët që kanë vila në “vendin e KRlMlT” në Brezovicë

A ksionet e fundit në Brezovicë kanë vënë nën pranga figura me peshë politike, biznesmenë, por edhe zyrtarë institucionalë që mbanin pozita të rëndësishme në institucionet e Kosovës.

Shumica e të a rrestuarve d yshohen për v eprat p enale: keqpërdorim i detyrës zyrtare, marrje, si dhe dhënie ryshfeti.

Por, në vendin e dyshuar të k rimit, të cilin e ka g oditur Prokuroria e Shtetit, 14 të arrestuarit nuk janë të vetmit persona të p ërfshirë në veprime të dyshuara në Parkun Kombëtar të “Sharrit”.

Media ka mësuar se disa nga politikanët dhe ish-udhëheqësit shtetërorë të Kosovës kanë toka dhe shtëpi banimi në Brezovicë.

Sipas informatave ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka në pronësi një vilë në Brezovicë. Ish-presidenti Thaçi në Agjencinë Kundër K orrupsionit më 2020-n ka deklaruar se në pronësi të përbashkët ka një tokë bujqësore dhe dy shtëpi.

Thaçi nuk është ish-presidenti i vetëm që ka pasuri të pa luajtshme në Brezovicë.

Edhe paraardhjësja e tij, presidentja Atifete Jahjaga, ka në posedim një vilë në Brezovicë.

Më 2015, në Agjencinë Kundër K orrupsion, ajo nuk ka deklaruar pronësi mbi pronë në Brezovicë.

Informatat tregojnë se edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri posedojnë vila në Parkun Kombëtar të “Sharrit”.

Abelard Tahiri, në deklarimin e fundit të pasurisë ka treguar se ka në pronësi të përbashkët një shtëpi malore, por pa specifikuar l okacionin.

Gjithashtu, ai ka deklaruar se ka edhe në pronësi të përbashkët edhe një shtëpi banimi dhe lokale afariste. Ndërkohë, që Memli Krasniqi ka të deklaruar vetëm një shtëpi dhe apartament.

Vilë në Brezovicë, sipas informatave të mediumit, ka edhe Hajredin Kuçi, ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-zëvendëskryeministri i Kosovës.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndryshe nga kolegët e tij, ka në pronësi të tij një parcelë tokë në Brezovicë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button