KosoveLajme

Ky është i arrestuari në veri, i dyshuar për vrasje

Ky është i arrestuari në veri, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviq

Ky është i arrestuari në veri, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviq
Të mërkuren në orët e hershme të mëngjesit është arrestuar zyrtari i lartë i policisë së Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës, Rade Basara, nga njësia speciale e Kosovës.

Ky person dyshohet se gjatë rastit të vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviqit ka marrë pjesë në fshehjen e provave dhe veprimtarive që kanë të bëjnë me vrasjen e Ivanoviqit.

Ndërkohë, organet e rendit, përveç arrestimit të Rado Basarës e kanë arrestuar edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Në këtë aksion policor, besohet se kanë marrë pjesë 100 policë të njësisë speciale të Kosovës me 25 autoblinda. Aksioni ka ndodhur në orën 05:50 të mëngjesit të sotëm.

Të arrestuarit janë dërguar në Prishtinë ndërsa derisa në këto momente aksioni po vazhdon në Komunën e Leposaviqit./IndeksOnline/

Tags

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Na ndiqni ne Facebok
Like nese je Shqiptar

Close
Close