Lajme

Ky është i dyshuar për vrasjen dy vëllezërve në Durrës

Ditën e djeshme u arrestuan dy autorët e dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës.

Ata janë Altin Doci, 33 vjeç, i dënuar edhe më herët, dhe Klevis Alla vetëm 22 vjeç, i cili mësohet se ka bashkëpunuar edhe me policinë.

E ndërsa Doci ishte emër i njohur për policinë, 22-vjeçari Alla po njhet në botën e krimit për herë të parë.

Burim për JOQ ALBANIA kanë zbardhur fotografinë e të dyshuarit, që raportohet të ketë treguar të gjithë dinamikën e krimit.

Kujtojmë se sipas policisë shkak i vrasjes së dy vëllezërve Haxhia është prishja e pazareve të drogës.

Policia njoftoi dje se gjatë arrestimit janë sekuestruar 3 armë zjarri, municion luftarak, automjeti i përdorur për kryerjen e krimit dhe 12 aparate celular. Të gjitha këto dyshohet se janë rrëfyer nga 22-vjeçari Alla.

Gjithashtu dy të ndaluarit janë të dyshuarit kryesor edhe të atentatit të dy marsit, ku mbetën të vrarë Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkozës.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button