Lajme

KY ËSHTË KADETIN I PARË KOSOVARË QË DO TË STUDIOJË NË AKADEMINË E FORCAVE AJRORE NË SHBA

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është takuar me Albin Bytyçin, nga Malisheva , i cili është pranuar si kadeti i parë kosovar që do të studiojë në Akademinë e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Pranimi është meritë e madhe edhe personale e Albin Bytyçit, pasi procesi i përzgjedhjes për këtë shkollë elitare është tejet i vështirë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Pata kënaqësinë që të takoja një të ri të talentuar dhe punëtor si Albin Bytyçi, nga Malisheva , i cili është pranuar si kadeti i parë kosovar që do të studiojë në Akademinë e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pranimi e tij në këtë akademi prestigjioze, është pasqyrim i bashkëpunimit të ngushtë në mes të SHBA-ve dhe shtetit të Republikës së Kosovës si dhe dëshmi e konsolidimit të ushtrisë së re të vendit tonë.

Dikur ishin forcat ajrore amerikane që na mbronin e mbështesnin për të fituar lirinë e së shpejti do të kemi forcat tona ajrore për të mbrojtur pavarësinë, me pilotë që do të marrin kualifikimet më të mira amerikane. Pranimi është meritë e madhe edhe personale e Albin Bytyçit, pasi procesi i përzgjedhjes për këtë shkollë elitare është tejet i vështirë. Përveçse e përgëzova për këtë arritje i dhurova një stemë të UÇK-së, si përkujtim të faktit që Forcat e Armatosura të Kosovës janë trashëgimtare të denja të luftës sonë çlirimtare./Indeksonline/

Pata kënaqësinë që të takoja një të ri të talentuar dhe punëtor si Albin Bytyçi, nga Malisheva , i cili është pranuar si…

Publiée par Kadri Veseli sur Dimanche 10 mai 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button