Lajme

Ky është karremi i Serbisë për Kosovën! Zbulohet plani me rusët në veri




Janë bërë tetë prej kur në veri të Kosovës nisi të zbatohej vendimi për reciprocitetin në targa. E që nga ajo ditë situata në këtë pjesë të vendit është tensionuar dhe në kufijtë në Jarinje e në Bërnjak njësi të shumtë speciale të policisë po vëzhgojnë gjendjen.

Qytetarë serbë nga ana tjetër kanë bllokuar këtë rrugë më kamionë dhe ende nuk është liruar, madje javën e kaluar në mesin e protestuesve u raportua edhe për prezencës e disa shtetasve rusë.

Në një intervistë për Gazetën Infokus, njohësi i çështjeve të Sigurisë, Bedri Elezi ka thënë se prezenca e këtyre shtetasve në mesin e protestuesve serbë është vetëm një karrem për të larguar vëmendjen e institucioneve të sigurisë në Kosovë nga pistat e zbulimeve.

“Sa i përket prezencës së shtetasve rusë të cilët janë parë duke zhvilluar aktiviteteve të dyshimta, mendoj se këto veprime janë vetëm karrem për të shpërqendruar vëmendjen e mediave apo edhe institucioneve të tjera të sigurisë të cilat merren me zbulim. Personat e apostrofuar së fundi në media si pjesëtar të inteligjencës ruse, janë të njohur për institucionet e sigurisë të NATO-së dhe Kosovës. Këta persona kanë detyra gravituese të cilët përpiqen mundohen të devijojnë pistat e zbulimeve”, ka thënë ai.

Derisa sipas tij një rrezik më serioz për vendin paraqet prezenca e agjentëve rusë në Kosovë të cilët veprojnë në vend që nga viti 2020 dhe mund të kenë edhe qasje në informacione të klasifikuara.

“Për mendimin tim rrezik serioz paraqesin agjentët rus të cilët veprojnë në Kosovë përmes organizatave të huaja ndërkombëtare, si janë UNMIK-u, KFOR-i, OSCE, Zyrtarë të Zyrë së Ruse në Kosovë, OJQ të ndryshme si dhe biznese të cilat veprojnë në Kosovë që nga viti 2000, e të cilët mund eventualisht të kenë qasje në informacione të klasifikuara”, ka thënë Elezi.

Njohësi i sigurisë thekson se brishtësia momentale e situatës në veri lë shumë për të dëshiruar.

“Situata e sigurisë në veriun e Kosovës ne mendojmë se për momentin është balancuar, por brishtësia e sajë të lenë për të dëshiruar, mendoj se policia e Kosovës duhet të veprojë në mënyrë profesionale dhe asnjëherë të mos ndikohet nga planet e shërbimeve sekrete serbe apo ruse, kështu duke krijuar situata provokative të cilat mund të eskalojnë”, përfundon ai.

Të premten situata në vëri të Kosovës eskaloi pasi qytetarë serbë dogjën Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve e cila gjendet në objektin e Komunës së Zubin Potokut, ndërsa është tentuar të digjet edhe qendra e njëjtë në Komunën e Zveçanit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë e quajti si akt me elemente terroriste dhe shtoi se sulme të tilla nuk do të tolerohen.

Po ashtu Kurti tha se këto grupe kriminale qartazi po nxiten nga Serbia.

“Qartazi ata po i nxit e mbështet Serbia, përkatësisht regjimi autokrat atje. Fatkeqësisht, para syve të bashkësisë ndërkombëtare, Serbia po përdorë qytetarë të Kosovës për të provokuar konflikt serioz ndërkombëtar. Sulmet e këtilla zjarrvënëse dhe kriminelët që i bëjnë ato nuk do të tolerohen. Policia e Kosovës është institucion profesional që duhet respektuar nga të gjithë. U bëj thirrje qytetarëve, sidomos në veri të Ibrit, pavarësisht a janë serbë, shqiptarë, boshnjakë apo romë, që ta ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës”, ka shkruar kryeministri.

Edhe sot pas tetë ditësh situata në veri vazhdon të jetë e njëjtë dhe rrugët kanë mbetur të bllokuara derisa është raportuar për largimin e vetëm dy kamionëve nga kjo rrugë./Gazeta Infokus/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button