Lajme

Ky është paralajmërimi i fundit i Vetëvendosjes për presidentin Thaç

Lëvizja Vetëvendosje sot e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit si kryeministër.

Vetëvendosje ka berë më dije se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të dhënë aktgjykimin në lidhje me dekretin e presidentit Thaçi.

Në lidhje më vendimin që pritet të jep Gjykata Kushtetuese dhe hapat që Vetëvendosje do ti bejë të ardhmen ka fol për “Bota Sot” këshilltari i kryeministrit në detyrë Driton Tali.

Sipas tij Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka shkelur Kushtetutën dhe atë në disa nivele.

“Natyrisht që ne presim nga Gjykata Kushtetuese ta japi verdiktin e saj real konform Kushtetutës pa ekuivokë. Nuk duhesh të jesh jurist për ta parë se dekreti i presidentit Thaçi shkel Kushtetutën në disa nivele. Sa për hir të argumentit të them se “fryma kushtetuese” e jona Presidentit ja jep rolin ceremonial e jo vendimmarrës ekzekutiv” ka thënë Tali.

Këshilltari i kryeministrit Kurti beson se gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese duhet të jenë të vetëdijshëm për pasojat e verdiktit të tyre.

“Sidoqoftë, ne sinqerisht besojmë se gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese janë të vetëdijshëm për pasojat që do t’i këtë verdikti i tyre për ardhmërinë e Republikës tonë, andaj ata do të jenë profesional e të ndërgjegjshëm pa marrë parasysh presioneve dhe preferencave partiake që mund t’i kenë apo jo. Së këndejmi, Lëvizja Vetëvendosje do t’i marrë të gjitha rrugët ligjore dhe demokratike për të proceduar me tutje ashtu që drejtësia dhe besimi qytetarëve, i shprehur me 6 tetor të vitit të kaluar, të realizohen” ka thënë për “Bota Sot” Driton Tali.

Burimi

Back to top button