Lajme

Ky është personi që u plagos sot në Prishtinë (EMRI)

Një person është plagosur me armë zjarri në lagjen Dardania në orët e parë të pasdites, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali merr vesh se i plagosuri është Ndriçim Qafleshi.

Teksa motivet ende nuk dihen, nga policia kanë bërë të ditur se po punojnë për identifikimin e të dyshuarit dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur 1 person. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Kurse Sinjali mëson se policia ka hyrë në një ndërtesë për të kontrolluar dhe që i dyshuari është ende në arrati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button