Lajme
Ky është shteti i parë në Evropë që fitoi betejën kundër koronavirusit

Dusko Markovic, kryeministri i Malit të Zi, ka bërë të ditur në një konferencë për shtyp të hënën se Mali i Zi është vendi i parë në Evropë që ka fituar betejën ndaj koronavirusit.
Më pas, kryeministri e ka bërë të ditur këtë lajm edhe në një postim në Twitter, ku ka shkruar:
“Mali i Zi është vendi i parë në Evropë që e mposht Koronavirusin. Kjo fitore nuk erdhi vetvetiu. Strategjia jonë është të jemi gjithmonë një hap përpara.”
Në Malin e Zi janë infektuar prej fillimit të pandemisë 324 persona të infektuar dhe vetëm 9 viktima.