Lajme

Ky është spitali që u kaplua nga zjarri në magjistralen Prishtinë-Ferizaj


Një spital në magjistralen Ferizaj-Prishtinë është kapluar nga flakët.

Bëhet fjalë për Spitalin ‘Millennium’, të cilit i është djegur vetëm pjesa ndihmëse dhe jo ajo kryesore, njofton Express.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

Ai gjithashtu ka thënë se një person ka pasur pengesa në frymëmarrje për shkak të tymit.

“Policia është njoftuar për një zjarr në një pjesë ndihmëse të një objekti shëndetësor. Policia ka shkuar në vendngjarje, aty është ftuar edhe njësia e zjarrfikësve”, ka konfirmuar Krasniqi.


Back to top button