Lajme

Ky person nga LDK tash po thotë se do ta votojë qeverinë e re

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka filluar takimin me deputetët e kësaj partie në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë takim, atyre do t’u paraqitet kabineti qeveritar që pritet të krijohet nga LDK-ja në koalicion me AAK-në, Nismën-AKR-në si dhe pakicat.

Me deputetët e LDK-së, Isa Mustafa, do të flasë edhe për votimin e kësaj qeverie në Kuvendin e Kosovës.

Deri tash kryparlamentarja Vjosa Osmani nuk është parë në selinë e partisë.

Deputetit Fatmir Rexhepi, para fillimit të takimit ka deklaruar se e ka përkrahur qeverisjen në bashkëpunim më Lëvizjen Vetëvendosje.

Por pavarësisht kësaj, në këtë kohë pandemie do të lobojë në krijimin e institucioneve të reja.

Unë kam qenë lidhtar dhe i lobimit për të qene një bashkëqeverisje me LVV, kemi dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm. Por qeverisja i takon kryeministrit. Si një deputet do të ndihmojë në krijimin e institucioneve”, ka thënë ai

Rexhepi foli edhe për mandatarin për kryeministër Avdullah Hoti për të cilin ka thënë se vendos Kuvendi nëse ai do të udhëheq me Qeverinë.

Parlamenti e vendos nëse Avdullah Hoti do të jetë kryeministri i ardhshëm. Sot të vazhdojmë me normat kushtetuese. Secili që del në emisione thotë se Parlamenti është institucioni me i lartë atëherë leni në dorën e Kuvendit”, ka thënë ai. /Objektiv

Burimi

Back to top button