Lajme

Ky shtet mban zgjedhje në mes të pandemisë

Në Korenë e Jugut po mbahen zgjedhjet parlamentare në mes të shpërthimit të koronavirusit të ri.

Votimet për 300 deputetët e Asamblesë Kombëtare filluan në orën 06:00 të mëngjesit sipas kohës lokale dhe do të vazhdojnë deri në orën 18:00.

Rreth 44 milionë qytetarë pritet të votojnë duke mbajtur maska në fytyrë dhe doreza. Atyre gjithashtu do t’u kontrollohet temperatura dhe do të dezinfektojnë duart para se të hyjnë në vendvotim.

Burimi

Back to top button