Lajme

Labi i çon ”selam” maturantave, Ejani me mua në protestë, këndoj falas për ju!

Ish deputeti dhe këngëtari i njohur Labinot Tahiri, ka bërë thirrje që të protestohet duke kundërshtuar kështu vendimin e Qeverisë për anulimin e dasmave, ahengjeve, si masë parandaluese në përhapjen e koronavirusit, shkruan Gazeta Metro.

Protesta që ka nisur Labi do mbahet nesër në ora 11:00, para Ministrisë së Shëndetësisë, ku përveç kolegëve ai u ka bërë thirrje edhe të gjithë maturantëve që të bashkohen, duke bërë thirrje edhe kundër anulimit të mbrëmjeve të maturës.

Labi ka ftuar maturantët që të ”protestojnë për të drejtën e tyre”, duke u bazuar kështu në Mal të Zi, ku maturantëve u është lejuar të mbajnë këtë aheng.

“Ju lutem uroni dhe shikoni të rinjet e Ulqinit duke festu maturën!! Maturantë të dashur, dilni edhe ju për të drejtat e juaja dhe shijojeni maturën se nuk është luftë, së paku në parkun e qytetit dhe jam gjendje krejt MATURAT NË KOSOVË ME KENDUA PA PARE, sikurse në disa matura qe kam kenduar pa para”, ka premtuar Labi.

Thirrjes për protestë i janë bashkuar edhe këngëtarë tjerë të njohur si Robert Berisha, Edona Llalloshi, Afrim Muqiqi dhe Shyhrete Behluli.

Source link

Back to top button