Lajme

Labi: Me nanë e babë për Ulqin, bile qatje këndojna pak

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Labinot Tahiri, ka qenë këngëtari më i zëshëm pas vendimit të marrë lidhur me anulimin e dasmave dhe ahengjeve për këtë verë.

Para Qeverisë së Kosovës të hënën shtë mbajtur një protestë lidhur me ndalimin e dasmave dhe ahengjeve.

Labinot Tahiri, Afrim Muqiqi, Edi Furra, Edona Llalloshi, Alban Mehmeti etj, janë vetëm disa nga emrat të cilët shihen se janë mbledhur në shesh për të kërkuar të drejtat e tyre.

E duke qenë se Qeveria ende nuk kanë marrë ndonjë vendim të ri lidhur me dasmat e ahengjet, Labi së bashku me prindërit janë nisur drejt Ulqinit.

Siç la ai të kuptohet, Labi në Ulqin ka shkuar për të kënduar.

“Me nanë e babë për Ulqin, bile qatje këndojna pak”, ka shkruar ai pranë postimit.

Source link

Back to top button