Lajme

Labinot Tahiri i dhuron 5 mijë euro për mirëmbajtjen e Kompleksit Memorial ‘Adem Jashari’

Disa herë është trajtuar çështja e mirëmbajtjes së kompleksëve memorialë e në veçanti atij “Adem Jashari” në Prekaz, i cili si pasojë e kalimit të kohës rrezikon të shembet.

E pikërisht që kjo të mos ndodh, sot është nënshkruar një marrëveshje në mes të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës dhe Fondacionit Humanitar – Labinot Tahiri.

Drejtori i AMKMK-së Bislim Zogaj priti në takim Labinot Tahirin me ç’rast e falënderoi për dhurimin e donacionit me vlerë prej 5000 eurosh nga fondacioni i tij, për mirëmbajtjen e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

“Këto mjete do të shfrytëzohen nga AMKMK-ja për nevojat e këtij kompleksi. Përveç kësaj z. Tahiri shprehi gatishmërinë e tij për të ndihmuar edhe në raste tjera që kanë të bëjnë me dëshmorët e Kosovës.Përmes këtij donacioni, Fondacioni Humanitar – Labinot Tahiri nderoi historinë heroike të këtij kompleksi”, thuhet në njoftimin e AMKMK-së.

Burimi

Back to top button