Lajme

LAJM I MADH: Për gjithë Shqiptarët e Preshevës

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka njoftuar se të gjitha rrugët në këtë komunë do të emërohen në gjuhën shqipe.

Kjo është bërë e ditur pas takimit që Arifi ka pasur me kryetarët e shoqatës për tra shëgimi kulturore.

‘’Të gjitha rrugët në komunën e Preshevës do të jenë në gjuhën shqipe. Ne, si pu shtet lokal kemi këmb ëngulur që emrat e të gjitha rrugëve në komunën e Preshevës të jenë në gjuhën shqipe në vendbanimet me shumicë të popullatës shqiptare, të bazuar në kaluarën tonë të ndr itshme kombëtare e preshevare’’, ka shkruar ai në Facebook.

Arifi po ashtu ka thënë se qytetarët do të pajisen me adresa të sa kta, si dhe dokumenta të qarkullimit, të cilat do të jenë të stan dardizuar sipas normave evropiane.

Source link

Back to top button