fbpx
Sport

Me lot në sy - Kampioni i boksit: Më dhanë 114 euro për titull

Në fund të muajit Tetor të këtij viti në qytetin e Shkodrës u organizua kampionati kombëtar i boksit. Klevis Çelaj, nga Vlora arriti të marrë çmimin kampion kombëtar për peshat 50 kg.

Close ×

Ka 8 vjet që praktikon këtë Sport, i cili për të është gjithçka. Klevis vjen nga një familje shum e varfër, atij i është dashur të punojë që në moshë të vogël. Kushtet e vështira e kanë detyruar që të mos vazhdojë as gjimnazin. Për të mbajtur familjen, ai ka punuar në baret e qytetit të Vlorës që në moshën 12-vjeçare. Boksi për të ka qenë pasion dhe “shpëtim” nga realiteti i hidhur.

E ka nisur gjithçka në mënyrë autodidakte, me dy doreza dhe një thes të dhuruar nga dashamirës. Ai stërvitet vetëm në natyrë. Të fitonte titullin kampion kombëtar nuk ishte e lehtë. I janë dashur disa muaj stërvitje intensive dhe një dietë rigoroze për rënien nga pesha. Çelaj pas kësaj fitoreje, u shpërblye vetëm me 14 mijë Lekë (114.05 euro), të cilat në fund nuk i dolën as për të blerë një palë doreza boksi.


Tags

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close