Lajme

Lajmërohet Mustafa, tregon se a do të përfshihet PDK’ja në Qeverinë Hoti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se do të diskutojë me partnerët e tij edhe për inkuadrimin e PDK’së në Qeveri dhe se beson “se të gjithë çështjet janë të zgjidhshme”.

Mustafa pas shërimit nga COVID-19 po deklaron se akoma nuk ka folur me PDK’në dhe zyrtarët e saj për përfshirjen në Qeveri.

Sipas tij, përfshirja e PDK’së në Qeveri së pari duhet të flitet me partnerët e koalicionit, me Ramush Haradinaj e AAK’së dhe Fatmir Limajn e Nismas.

“Jo s’jemi diskutu, por do të ulem me partnerët, me z. Haradinaj, me z. Limaj, me Kryeministrin, të bisedojmë për të gjitha çështjet dhe besoj se të gjitha janë të zgjidhshme”, ka thënë Mustafa për T7.

Mustafa po ashtu ka thënë se çështja e Presidentit nuk është njëherë temë e koalicionit qeverisës, dhe kjo situatë mund të ndryshojë vetëm nëse presidentit Hashim Thaçi i konfirmohet aktakuza nga Dhomat e Specializuara.

Kujtojmë se PDK’ja deri tani e ka kundërshtuar përfshirjen e saj në Qeverinë Hoti, madje disa zyrtarët të kësaj partie e kanë quajtur si “qeveri të mashtrimit”.//gazetametro.net

Back to top button