Lajme

Lajmërohet Nexhmedin Spahiu: Albin Kurti mund të futet në burrg

Analisti politik Nexhmedin Spahiu, i ka komentuar zhvillimet politike që kanë ndodhur kohët e fundit në Kosovë pas pezullimit të dekretit të presidentit Hashim Thaçi, për mandatimin e Avdullah Hotit nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministër.

Spahiu tha se Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës po e përgatisin terrenin për të bashkëqeverisur nëpërmjet një skenari interesant.

Madje sipas tij pjesë e skenarit mund të jetë edhe futja në burg e liderit të Vetëvendosjes njëherit kryeministrit në detyrë Albin Kurtit.

Back to top button