Lajme

LAJMI FUNDIT: Aeroporti i Prishtinës njofton për datat kur do të ketë fluturime drejt Gjermanisë dhe Zvicrës

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar qytetarët se nga 3 qershori deri më 8 qershor pritet të realizohen tetë fluturime nga Kosova drejt vendeve evropiane.

“Të dashur udhëtarë, Ju njoftojmë se në vijim mund të gjeni fluturimet e planifikuara komerciale në nisje deri më datë 08 Qershor 2020. Ne, për çdo ndryshim të bërë nga kompanitë ajrore do të bëjmë përditësimin e informacionit dhe do të ju mbajmë të informuar”, thuhet në njoftimin e aeroportit.

Ndër tjera aeroporti ka kërkuar nga qytetarët që për fluturimet e kthimit të kontaktojnë me Ambasadat e Kosovës.
“Vëmendje: për fluturime në kthim ju lusim që të adresoni pyetjet tuaja në Ambasadën e Kosovës në shtetin ku ndodheni, ndërsa për bileta kontaktoni drejtpërdrejt Kompanitë Ajrore dhe Agjencionet. Për më tej, ju lusim që të keni mirëkuptim dhe për dokumente udhëtimi kontaktoni autoritetet relevante dhe përcillni informacionin e Ambasadave/Zyreve të Huaja në Kosovë në faqet e tyre zyrtare”, thuhet në njoftim.

03 Qershor 2020 GM6043 Prishtinë – Zurich (ora 09:20) CHAIR 06 Qershor 2020 EW5713 Prishtinë-Stuttgart (ora 09:10) EW6611 Prishtinë-Munich (ora 09:45) EW5705 Prishtinë-Hamburg (ora 19:25)

EW5703 Prishtinë-Dusseldorf (ora 19:30) EUROWINGS 07 Qershor 2020 EW5703 Prishtinë-Dusseldorf (ora 09:45) EW5713 Prishtinë-Stuttgart (ora09:50) EW5709 Prishtinë-Munich (ora 14:10)

Source link

Back to top button