Lajme

LAJMI FUNDIT: Avdullah Hoti merr vendimin që sdo ti pelqejë aspak Presidentit Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se procesi i dialogut nuk do të udhëhiqet nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

“Kemi ndërtuar një qasje të tillë që dialogu që do të udhëheq unë si kryeministër i vendit, do të bazohet mbi Kushtetutën. Dialogun me Serbinë do ta udhëheq unë, pasi kështu e thotë Kushtetuta; këtë rol nuk mund ta marrë Thaçi”.

“Unë jam në krye të dialogut, ndërsa presidenti e ka rolin e vet kushtetues si kreu i shtetit”, ka thënë Hoti në Rubikon.

Hoti ka thënë se nuk ka mund ta konfirmojë nëse marrëveshja finale me Serbinë do të përmbyllet deri në fund të vitit.

“Nuk dialogojmë për integritetin territorial të Kosovës; nuk dialogojmë për karakterin unitar të shtetit të Kosovës”, është shprehur Hoti. duke aluduar që marrëveshja e cila do të arrihet duhet të jetë në përputhje me frymën e Kushtetutës së Kosovës.

Kryeministri Hoti ka përmendur edhe një ftesë që i ka dërguar Lëvizjes Vetëvendosje, për të diskutuar rreth dialogut.

“Nuk kam marrë asnjëlloj përgjigje nga VV. I kam ftuar si kryeministër i vendit, që t’ua prezantoj qasjen tonë si Qeveri për këtë proces. I jam adresuar Kurtit”.

Back to top button