Lajme

LAJMI I FUNDIT: Avdullah Hoti caktohet mandatar për Kryeministër

Avdullah Hoti është caktuar kandidat për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka marr vesh nga burimet gazeta Objektiv.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, ish zëvëndëskryeminitër në Qeverinë Kurti, ka marr shumicën e votave të organeve vendimmarrëse të partisë, shkruan Objektiv
Sipas këtyre burimeve, LDK-ja ka pranuar sot dekretin e presidentit për mandatimin e Qeverisë.

Takimi i kryesë së LDK-se u mbajt një ditë pasi Presidenti, Hashim Thaçi, mori pëlqimin e shumicës së partive parlamentare, përjashtuar VV-së në një takim të përbashkët, që t`ia jap të drejtën për të formuar Qeverinë cilësdo parti ose koalicion që arrin ta krijojë shumicën parlamentare, pasi Vetëvendosje, si parti fituese e zgjedhjeve, nuk i është përgjigjur kërkesës së tij për caktimin e mandatarit.

LDK, e cila doli e dyta në zgjedhjet e 6 tetorit, është dakorduar në parim për ta formuar Qeverinë e re me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) së Ramush Haradinajt, Nismën Socialdemokrate (NSD) të Fatmir Limajt, Aleancën Kosova e Re (AKR) të Behgjet Pacollit, Listën Serbe dhe pakicat tjera.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka paralajmëruar se Qeveria e re e drejtuar prej LDK-së do të jetë e përbërë nga figura të pastra, të cilat kanë kompetencë për ta drejtuar vendin.

Ai ka theksuar se prioritet do të jetë menaxhimi i pandemisë, rimëkëmbja ekonomike, dialogu me Serbinë si dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

Por, tërë kjo nismë për krijimin e Qeverisë së re po kontestohet nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, e cila konsideron antikushtetuese, vendimin e presidentit për formimin e Qeverisë me partitë e tjera, duke shmangur zgjedhjet.

Lideri i kësaj partie, Albin Kurti ka deklaruar të mërkurën se Presidenti ka kaluar në ilegalitet dhe se përpjekja e tij për të imponuar vullnet politik dhe për të interpretuar qëndrimet e VV-së si refuzim për caktimin e mandatarit është jashtë kompetencave kushtetuese të presidentit.

Kjo parti ka paralajmëruar se dekretin e presidentit do ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese, sapo të marr formë të shkruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button