Lajme

Lajmi i fundit: Gjyqtarët e Kushtetueses mblidhen për të marrë vendimin për dekretin

Gjyqatarët e Gjykatës Kushtetuese janë mbledhur aktualisht dhe po e trajtojnë lëndën për dekretin e Presidentit Hashim Thaçi, ku e kishte mandatuar Avdullah Hotin për Kryeministër.

Gazeta Metro merr vesh se mbledhja është duke u mbajtur tani, pikërisht një ditë para përfundimit të afatit për shpalljen e aktgjykimit.

Të njëjtit pritet që të marrin vendimin sot rreth kësaj çështje, mirëpo nuk dihet nëse do e shpallin sot ose nesër.
Ndryshe, Presidenti Hashim Thaçi e ka mandatuar Avdullah Hotin e LDK’së për Kryeministër, pasi VV nuk iu përgjigj lidhur me kërkesat e presidentit për dorëzimin e mandatarit.

LDK javë më parë ka konfirmuar se është e gatshme dhe i ka votat për ta formuar Qeverinë, ndërkaq VV e Albin Kurtit dhe PDK e Kadri Veselit kanë kërkuar zgjedhje të reja pas përfundimit të pandemisë në vend.

Back to top button