Lajme

Lajmi i fundit nga BE për dialogun Serbi-Kosovë: Vuçiq dhe Thaçi po e mbajnë ‘top-sekret’

Bruksel, 11 qershor -Për datën e vazhdimit të procesit te dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe për rolin e të dërguarit special nga BE ne Kosovë për gazetën Bota sot flet zëdhënësi i Bashkimit Evropian z. Peter Stano.

“Serbia dhe Kosova duhet të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin, në mënyrë që të zgjidhin të gjitha çështjet e pazgjidhura midis dy palëve. Një marrëveshje e tillë do të duhet të jetë në përputhje me acquis të BE-së, vlerat e BE-së dhe ligjin ndërkombëtar. Për të qenë i qëndrueshëm, kjo marrëveshje gjithashtu duhet të jetë e pranueshme për rajonin dhe vendet anëtare të BE-së…”, ka thënë zyrtari i BE-së z.Stano për gazetën “Bota sot”

Source link

Back to top button