Lajme

Lajmi i fundit për Aeroportin e Prishtinës, dalin rregulla të reja

Lajmi i fundit për Aeroportin e Prishtinës, dalin rregulla të reja

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, sot është takuar me kreun e Agjencisë së Aviacionit Civil të Kosovës, Bujar Ejupin, dhe përfaqësuesit e Aeroportit “Adem Jashari”, me të cilët ka diskutuar për masat e marra nga këto institucione para fillimit të fluturimeve më 28 qershor.

Abrashi në një njoftim në profilin e tij ka thënë se në takim është siguruar nëse janë marrë të gjitha masat siç rekomandon manuali anti-covid i Ministrisë së Shëndetësisë.

“Sot prita në takim të përbashkët drejtorin e AACK, Bujar Ejupi si dhe përfaqësues të ANP “Adem Jashari”, Gökmen Aritay dhe Uran Vela. Diskutuam për rifillimin e fluturimeve ajrore duke u siguruar se janë ndërmarr të gjitha masat sipas Manualit për mbrojtje nga përhapja virusit COVID-19 të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë”, ka shkruar Abrashi.

Ai ka përmendur edhe kushtet e reja që do të praktikohen që nga dita e nesërme.

“Nga nesër fillojnë fluturimet ajrore, me disa masa shtesë si:

1. Pasagjeret duhet të jenë në Aeroport 3 orë para fluturimit

2. Matja e temperaturës do të bëhet për te gjithë pasagjerët, që hyn ne terminal

3. Përdorimi i kabinetit për dezinfektim në hyrje të terminalit.

4. Masa shtesë të Policisë, Doganës, MSH-së;”, shkruan Abrashi.

Gjitashtu ai ka thënë se me përfaqësuesie te Aeroportit ka diskutuar edhe për investimet në transportin ajror, hapjen e linjave të reja, programet nxitëse, liberalizimin e tregun për ofruesit e shërbimeve në Aeroport etj.

“Do të angazhohemi të kemi më shumë linja ajrore dhe me çmime më të ulta. Shihemi nesër ne Aeroport”, ka përfunduar Abrashi.

Source link

Back to top button