Lajme

LAJMI I FUNDIT – ‘Vjosa Osmani nuk është më pjesë e LDK-së’

Kun dërshtimi që Vjosa Osmani i bëri rrë zimit të Qeverisë Kurti dhe koalicionit të ri qeverisës me AAK e Nisma, ka bërë që zyrtarë të LDK-së, kryetaren e Kuvendit mos ta shohin më pjesë të LDK-së. Madje, sipas tyre, Osmani tashmë e ka zgjedhur Albin Kurtin para LDK-së.

Zyrtari i lartë i LDK-së, Haki Rugova, tha për se Vjosa Osmani nuk do të detyrohet që “me zor” të rrijë në LDK, madje sipas tij, ajo nuk i takon kësaj partie më.

“Zonja Osmani ka thënë se edhe zogjtë e mali e dinë për raportet e saj me Albin Kurtin dhe u kry puna, ajo nuk është më në LDK dhe nuk ka asnjë standard në botë që ekziston, ku mund të lejohet që dikush mund ta trajatojë atë në këtë formë, ekziston një logjik, dikujt mundesh me i dhanë diqka, por me i marrë me zor nuk mundesh”, tha Rugova për Blic.

Mosmarrëveshjet e Osmanit dhe partisë së saj, kanë filluar qysh pas rrëzimit të qeverisë Kurti, kur ajo votoi kundër rrëzimit të kësaj qeverie.Përplasje të ashpra me Osmanin kishte pasur edhe bashkëpartiaku i saj, Agim Veliu, ku e kishte quajtur Osmanin si “Përkthyese të Thaçit”.

Source link

Back to top button