Lajme

Lajmi i mirë, pezullohen kamatat

Ministria e Financave dhe Transfereve ka njoftuar se ka pezulluar gjobat për mos pagesën e tatimit në pronën e paluajtshme për vitin 2020.

Sipas vendimit të marrë nga ministri i këtij dikasteri qeveritar, Besnik Bislimi, ky pezullim vlen deri më 31 dhjetor 2020, ndërsa ka hyrë në fuqi sot.

Ky vendim vjen pas kërkesë së Asociacionit të Komunave të Kosovës për faljen e kamatave dhe pas gjendjes së krijuar pas pandemisë me COVID-19.

Back to top button