fbpx
Keshilla MjekesoreKosoveShendetesi

Larja e dorezave me sapun dhe uthulla e mollës si dizifektant? Përgjigjet mjeku…

Një mjek nga Britania e Madhe, Hilary Jones, ka vendosur t’i përgjigjet disa nga pyetjeve që njerëzit bëjnë gjatë pandemisë së koronavirusit dhe tregon si të mbroni veten dhe personat tuaj të dashur.

Kam dëgjuar se uthulla mund të ndihmojë të na mbrojë nga virusi. Është e vërtetë?

Unë jam dakord që uthulla është zakonisht një produkt i mirë për pastrimin e përgjithshëm, por nuk është i efektshëm kundër këtij virusi.

Detergjenti është gjëja kryesore që mund të heqë virusin dhe kur kombinohet me ujë të nxehtë është edhe më mirë.

Sanizatori i duarve, që përmban alkool 60 përqind ose më shumë, gjithashtu funksionon.

Unë përdor doreza kirurgjikale dhe i ndryshoj ato sa herë që prek diçka që mund të jetë e kontaminuar. Por së shpejti do të mbarojnë. Po nëse i laj me ujë dhe sapun ndërkohë që i kam të vendosura dorezat a mund të pastrohen mirë?

Unë nuk jam mikrobiolog, por logjikisht dorezat do pastrohen nëse lahen me sapun dhe ujë të nxehtë. Vetëm bëni kujdes që larja e shpeshtë të mos ndikojë në integritetin fizik të dorezave, dhe duhet të siguroheni që kur t’i heqni ato mos prekni pjesën e jashtme.


Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close