Lajme

LDK deklarohet rreth emrit të mundshëm për Kryeministër: Presin së shpejti formimin e Qeverisë së re

Në kryesinë e LDK’së nuk është diskutuar ende për propozimin e mundshëm për Kryeministër, por sipas deputetit të kësaj partie, Arban Abrashi, kryetari Isa Mustafa është i duhuri për këtë pozitë. Ndërsa shton se formimi i Qeverisë duhet të ndodhë shumë shpejt, madje për këtë thotë se janë vonuar.

Gjatë ditëve të fundit është diskutuar shumë për propozimin e LDK’së për Kryeministër, e që si emra të mundshëm janë përmendur Isa Mustafa, Kujtim Shala dhe Avdullah Hoti.

I ftuar në emisionin Info Magazine, deputeti i kësaj partie Abrashi ka thënë se nuk e kanë diskutuar propozimin për kryeministër, por se sipas tij, Isa Mustafa mund të jetë njëri ndër ta.
“Zoti Mustafa pse mos mu bo kryeministër, unë mendoj që kapcitetet dhe njohuritë e tij janë thelbesore për vendin. Mendoj se një profil i tij i bën vendit, i ka dyert e hapura në Washington, ne na duhen njerëz që kanë me marrë përkrahje”, ka thënë ai.

Sipas Abrashit, formimi i Qeverisë së re të vendit duhet të ndodhë sa më shpejt, madje thotë se për këtë çështje janë vonuar, shkruan Gazeta Metro.

“Personalisht, e keni vrejt që kjo Qeveri nuk ka legjitimitet, jemi vonë në shumë aspekte. Ndërtimi i Qeverisë së re është i domosdosshëm, jo vetëm për javën e ardhshme por mendoj që jemi vonu”, ka thënë ai.

Kujtojmë se Qeveria Kurti u shkarkua më 25 mars më 82 vota pro, pas mocionin të mosbesimit të inciuar nga LDK, e që sipas tyre ndodhi për arsye të përkeqësimit të marrëdhenieve me SHBA’të.

Ndërkaq, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dje i ka dërguar letrën e tretë kryetarit të VV’së, Albin Kurti, ku i ka kërkuar propozimin e mandatarit.
Nga VV kanë thënë se presidentit do t’i përgjigjen pas përmirësimit të situatës me koronavirus, por LDK në anën tjetër, ka thekson se Presidenti duhet t’ia kërkojë sa më parë emrin partisë tjetër.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button