Lajme

LDK ‘heq dorë’ nga posti i Presidentit, ajo i takon Hashim Thaqit!

U deshën mbi 4 muaj pritje me shumë takime e diskutime, që Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës të nënshkruarin marrëveshjen e koalicionit me 2 shkurt të këtij viti, për ta krijuar Qeverinë një ditë më vonë, më 3 shkurt.

Si asnjëherë më parë, dy parti politike në Kosovë mbajtën me dhjetëra takime për të diskutuar programin qeveritar dhe ndarjen e pozitave të larta publike si partner të ardhshëm të qeverisë.

Derisa në fillimet e takimeve, dukej se gjithçka do përfundonte shpejtë, ‘gurët’ dolën në rrugë disa herë përgjatë 4 muajve negociata, herë të përditshme e herë të përjavshme.

Guri më i madh doli të jetë posti i presidentit të vendit, ndonëse ai post kishte udhëheqësin e saj, Hashim Thaçin.Mirëpo, LVV dhe LDK, në atë kohë të bisedimeve nuk e kishin besuar se bashkëpunimi i tyre do të përfundonte, para se të vinte koha e përfundimit të mandatit të Hashim Thaçit, si president i vendit.LDK e kërkonte postin e presidentit për vete, derisa kërkonte edhe ndarje të barabartë të ministrive, plus postin e kryetarit të Kuvendit.Derisa Vetëvendosje deklaronte se nuk dëshiron që ta bëjë pjesë të marrëveshjes pozitën e presidentit, derisa të vjen koha e përfundimit të mandatit aktual.

Në fund, këto dy parti ishin dakorduar sipas kërkesave të LDK-së. Presidenti do t’i takonte kësaj të fundit dhe Vetëvendosje do ta mbështeste kandidatin e propozuar nga LDK.

Emri i kandidatit të LDK-së asnjëherë nuk ishte nxjerrë zyrtarisht prej krerëve të LDK-së, derisa më i përfolur ishte kryetari i partisë, ish kryeministri, Isa Mustafa.

Mirëpo në marrëveshjen e arritur në mes të LDK-së dhe AAK-së më 20 prill të këtij viti, në 3 faqe marrëveshje askund nuk është përmendur pozita e presidentit.

Në këtë marrëveshje LDK nuk ka kërkuar nga AAK ta mbështesë ndonjë kandidat të saj për president, e as që është përmendur fare pozita e presidentit.

Back to top button