Lajme

LDK-NISMA sot nënshkruajnë marrëveshjen për Qeverinë e re – Këto ministri i takojnë partisë së Limajt

Sot në orën 13:00 pritet të nënshkruhet marrëveshje e koalicionit qeverisës LDK – NISMA.

Burimet kanë thënë se NISMA merr pozitën e zëvendëskryeministrit që do të jetë Fatmir Limaj, dhe dy ministri.

NISMA-së do t’i takojë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe ajo e Tregtisë dhe Zhvillimit, që tash udhëhiqen nga Rozeta Hajdari.

Dje Lidhja Demokratike e Kosovës, nënshkroi marrëveshjen me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Partisë së Ramush Haradinajt, i takuan katër ministri dhe një zëvendëskryeministër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button